
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka marrë pjesë edhe në Kuvendin e Shqipërisë teksa ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Ai përmendi gjatë fjalës së tij përpara deputetëve marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, të cilat janë forcuar më tej edhe përmes aleancës së NATO-s, teksa theksoi mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Kroacia dhe Shqipëria kanë forcuar marrëdhëniet e tyre shumë më tepër se kurrë. Jemi më tepër të lidhur edhe prej aleancës në NATO, marrëdhënia jonë është e shkëlqyer.
Ky bashkëpunim ndërlidhet në fushë fusha, sidomos në atë ekonomike sepse është rritur me 60% shkëmbimi tregtar. Natyrisht që njohjen e Kosovës është një ndër gjërat që themi më së tepërmi.
Në forume bilaterale dhe multilaterale e cilësojmë të padrejtë dhe të paqëndrueshme që Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në 2009 dhe që prej atëherë janë shumë mbrapa lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
E përgëzoj Shqipërinë për përparimin e madh dhe shpresoj që ky progres të vlerësohet. Kroacia do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Shqipërinë në integrimin në BE si politikisht ashtu edhe nga ana teknike”, tha presidenti kroat.
Lini një Përgjigje