"Berisha arkitekt i shkatërrimit të parlamentarizmit në 2008, sot qahet kot", Bamir Topi: Opozita nuk ekziston! Rama luan sepse s’ja ka nevojën askujt

19 Tetor 2023, 09:24Politika TEMA

"Berisha arkitekt i shkatërrimit të parlamentarizmit në

Ish presidenti Bamir Topi ka pasur qëndrime kritike sa i përket opozitës. Për të opozita nuk ka ditur të jetë e tillë, duke i dhënë më shumë pushtet kryeministrit Edi Rama.

“Në rastin e Bashës jemi në kushtet kur kemi një politikan relativisht të ri në moshë.  A e kupton që Rama sot luan në këtë mënyrë sepse s’ja ka nevojën askujt. S'ka opozitë, parlamentarizmi nuk ekziston sepse nuk ekziston opozita. Këta s'kanë ditur të bëjnë opozitë.

Sot mënyra sesi kryeministri sillet është bërë gati një endacak botëror, që i kushton shumë rëndësi ekzibicionit të paraqitjes në fund fare mbesin problemet në Shqipëri  të pambyllura. Ti që je lider botëror ti ke në gjendjen më skandaloze hipotekat. Ndërkohë që ti nuk zgjidh problemin e pronave ti i takson.

Kë po takson njerëz që janë të penalizuar. Taksimi fillon kur formalizohet prona, ekonomia. Dy janë intensionet e këtij ti lypë botës para dhe të shtojë pafundësisht regjimin e taksave. Sa ngriti kokën turizmi ai tha do u rris taksat. Ai ka plotësisht të drejtë që e bën këtë sepse asnjë kryeministër në botë s’do e bënte këtë në rast se do ishte i shqetësuar. E bën këtë edhe sepse nuk ka opozitë”, tha ai i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV. 


Për Sali Berishën tha se është arkitekt i shkatërrimit të parlamentarizmit.

"Berisha është politikani më jetëgjatë më me eksperiencë ka kaluar situata nga më të çuditshmet por asgjë nuk e ka bërë nën detyrim, çfarë e ka realizuar e ka bërë me vullnet të plotë.

Pas Gërdecit që është ngjarje e riakutizuar ka qenë samiti i Natos në Bukuresht ku Shqipëria priste që të merrte ftesën për anëtarësim ishte ngjarje shumë e madhe për Shqipërinë ndërkohë që ka pasur hamendësime nga opozita e kohës që pas shpërthimit të Gërdecit Shqipëria nuk e meriton të anëtarësohet por qe vullneti i SHBA që e ftoi Shqipërinë. Pas kthimit nga Bukureshti fillon një proces i errët.

E bëra këtë analizë për t'u kthyer te ato ditë, për t'i thënë Berishës nëse ke harresë për atë gjë kujtohu se ti je arkitekti i kësaj gjëje. Në orët e mesditës të 15 marsit Edi Rama i vendos Berishës dorën në qafë një pamje që është komentuar gjatë. Unë komentoj momentin kur nga komisioni i ligjeve në parlament fillojnë dhe dalin propozime të çuditshme.

Një deputete e PD hodhi një ide interesante për ndryshimet kushtetuese thoshte se çdo dekret i presidentit duhet të kundërfirmoset nga kryeministri. Ajo ishte zëri i tij, por arkitekti ishte ky. Dhe fillon një proces i ndryshimeve kushtetuese që hodhi përtokë të gjithë mënyrën demokratike të zgjedhjeve. Kur bëhet dot kjo thirrje është thirrje nga halli. Më shumë se kushdo tjetër ai e di mirë se është në ato kushte që s’ka më rikuperim. Sot qahet kot",shtoi Topi. 

10 Komente

  1. E
    Ela

    Kur ishte opozita ne pushtet vetem e shkaterroi kete vend

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rina

      Me ate opozite qe eshte nuk ka njeri tjeter qe mund ta drejtoje kete vend pervecse rames

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lola

        Zhvillimet qe ka sjelle Rama ne kete vend as nuk krahasohen me ato te nongrades ku ajo qe beri vetem e rrenoi Shqiperine

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fuad Cela Verzheshtes

          Si ska turp ky injorant , analfabet funxional , hajdut , mashtrus Presidenti i Berishes me Sekser Policin e Dibres Sali Shehu. Thoni o njerz te mbyllet se felliqi vendin ...!!!@@@

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fuad Cela Verzheshtes

            Si ska turp ky injorant , analfabet funxional , hajdut , mashtrus Presidenti i Berishes me Sekser Policin e Dibres Sali Shehu. Thoni o njerz te mbyllet se felliqi vendin ...!!!@@@

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ana

              Me ato qe ka mbetur opozita ka marre fund

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jola

                Vetem me Ramen po ecim perpara

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Ola

                  Te ishte per Berishen vendi do ishte ne meshire te fatit tani

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Alban

                    Rama ska nevoj per njeri se eshte i vetmi qe ka punuar per kete vend

                    Përgjigjjuni
                    1. i
                      indrit

                      berisha mafiozi e ka lene kete vend mbrapa per vite te tera

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje