FOTOT/ BE hap financimin e ri për SPAK: Presim finalizimin për rikuperimin e pasurive të krimit

6 Mars 2026, 18:30Politika TEMA

FOTOT/ BE hap financimin e ri për SPAK: Presim finalizimin për

Bashkimi Europian, ka nisur një projekt të ri për të mbështetur agjencitë e luftës kundër krimit në Shqipëri, ku thelbi i saj është arritja e rikuperimit të pasurive të siguruara nga krimi i organizuar.

Siç bën të ditur zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, Faza 2 (EU4LEA 2) është një veprim katërvjeçar i financuar nga Komisioni Evropian dhe bashkëfinancuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). Veprimi zbatohet në kuadër të një Marrëveshjeje Kontributi, në menaxhim indirekt, nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme Italiane (Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale), në partneritet me GIZ dhe Civipol.

EU4LEA 2 mbështetet mbi arritjet e EU4LEA Faza i dhe iniciativat e mëparshme të mbështetura nga BE-ja në fushën e sundimit të ligjit në Shqipëri.

Veprimi mbështet institucionet kryesore të zbatimit të ligjit dhe ato gjyqësore në Shqipëri në përpjekjet e tyre për t’u përafruar me standardet e BE-së dhe për të forcuar luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, korrupsionit në nivele të larta dhe krimit financiar.

Përfituesit e projektit janë:

• Ministria e Brendshme

• Prokuroria e Përgjithshme

• Prokuroritë e Rretheve

• Prokuroria e Posaçme

• Policia e Shtetit

• Byroja Kombëtare e Hetimit

• Instituti i Policisë Shkencore

• Agjencia e Inteligjencës Financiare

• Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

• Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara

• Akademia e Sigurisë

• Shkolla e Magjistraturës

• Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

• Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Ndërkq, në një postim në rrjetet sociale, zyra e BE në Tiranë thekson se ka zhviluar një takim me krerët e drejtësisë, ku ka marrë pjesë edhe drejtuesi i SPAK, Klodian Braho. BE thekson se pet nga qeveria shqiptaret finalizimin e strategjisë për pasuritë e rikuperuara të krimit.

Postimi i BE

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i hetimeve financiare dhe rikuperimit të pasurive, si edhe rritja e bashkëpunimit operacional mes institucioneve të zbatimit të ligjit, ishin në qendër të diskutimeve gjatë komitetit drejtues të projektit EU4LaëEnforcement, të mbajtur sot në Tiranë.

Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve shqiptare përkatëse, të Bashkimit Evropian dhe të partnerëve ndërkombëtarë për të shqyrtuar ecurinë e projektit dhe për të diskutuar planin e ardhshëm të veprimit.

“Projekti EU4LEA ka një mandat të gjerë për forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar. Me mbështetjen e tij, ne presim nga Shqipëria finalizimin e Strategjisë Kombëtare kundër Krimit të Organizuar dhe funksionalizimin e Zyrës së Rikuperimit të Pasurive. Funksionimi i kësaj zyre është thelbësor për hetime financiare të suksesshme. Ajo është një gur themeli i vizionit tonë të përbashkët për të çrrënjosur krimin e organizuar duke goditur interesat ekonomike dhe financiare të rrjeteve kriminale,” tha Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

2 Komente

  1. T
    Tunguska

    Sa turp per shoqerine tone jep bota leke per tu pastruar ne , eshte sikur te dhjesesh dhe te ta pastrojne b... te tjeret , nuk do te jete e larget dita qe mund te na fusin edhe gishtin pse jo edhe krahun.Keshtu eshte kur je bythpalare por je krenar

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dulja nga Viçidoli

      Këto lloj financimesh nuk duhet të shoqërohen nga imponimi i shtetit financues ndaj institucionit përfitues. Prandaj këto projekte duhet të jenë me financime multidonatorësh. Pikë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje