I angazhuar prej 35 vitesh në Partinë Demokratike, i zgjedhur në strukturat më të larta të kësaj partie për shumë vite, Edmond Spaho po qëndron prej një viti i shkëputur dhe beson se kthimi në PD është i vështirë. Jo për faktin se nuk do të donte të ishte pjesë aktive e politikës dhe e PD-së, por ka vendosur që me këtë elitë drejtuese të partisë nuk mund t’i kthehet më aktivizimit politik. Ai beson se kjo elitë nuk do të largohet edhe për disa vite, deri kur PD të tkurret maksimalisht, një proces që sipas tij prej kohësh ka nisur dhe po ecën fatkeqësisht me ritme shumë të shpejta. Spaho beson se elektorati e ka braktisur masivisht PD-në, dhe kjo për shkak, sipas tij, vetëm të lidershipit aktual.
Në një intervistë për Tema, Spaho flet për organizimin e Partisë Demokratike në 13 vite dhe arsyet e kësaj opozite të stërzgjatur. Skandalet e shpeshta të korrupsionit qeveritar nuk kanë mundur të shfrytëzohen nga opozita, duke sjellë kështu një situatë stanjacioni ku, siç po duket gjithnjë e më shumë, sipas Spahos, lidershipi aktual është komod në opozitë, shtuar faktin se edhe mirëqenia nuk iu mungon.
Korrupsioni qeveritar, dhe së fundmi rasti Balluku, flasin për një situatë dramatike të përballjes së pushtetarëve me drejtësinë, por edhe të mekanizmave procedurialë që po përdorin për ta shmangur përballjen me drejtësinë. Sipas Spahos, përpjekja e Ramës për ta shpëtuar imunitetin e Ballukut shkon përtej individit Balluku; ai thotë se Rama ka arsyet e veta dhe frikërat e veta në këtë betejë për ta shpëtuar zv.kryeministren.
Duke iu kthyer opozitës, Spaho citon sinjalet që erdhën prej dy delegacioneve ndërkombëtare kohët e fundit. Së pari, sinjali nga Brukseli përmes McAllister, i cili dënoi publikisht dhunën e shfaqur nëpër protesta dhe, për më tepër, nuk e takoi liderin demokrat si një sinjal apo qëndrim për papërputhshmërinë që ka opozita me ndërkombëtarët. Një qëndrim, në të vërtetë, i përsëritur i delegacioneve të ndërkombëtarëve që vazhdojnë të përjashtojnë në axhendën e tyre një vizitë në selinë e PD-së.
Një tjetër delegacion i mbërritur në Tiranë prej Partive Popullore Evropiane, ku PD është pjesë, ka sinjalizuar lidershipin aktual për respektimin e statutit të partisë dhe ndryshimin e elitës drejtuese për t’i dhënë frymëmarrje demokratike partisë dhe shpresë elektoratit. “Politika e molotovit” përjashtohet nga evropianët si strategji për të ardhur në pushtet, dhe këtë PD, sipas Spahos, nuk po e kupton ose nuk po do ta kuptojë.
Spaho flet për rënien gjithnjë e më shumë të votive të PD-së, duke bërë një krahasim me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2021, ku PD humbi me 30 mijë vota diferencë, për të mbërritur në dhjetëfishimin e kësaj humbjeje në zgjedhjet e vitit 2025. Një tregues që, sipas Spahos, pavarësisht votive të vjedhura nga mazhoranca, shifra është dramatike për PD-në.
Edhe pse duket se do ta ketë të vonë e, siç thotë, ndoshta edhe të pamundur kthimin në PD, Spaho flet me vendosmëri për pamundësinë e një rruge që do ta çonte tek Rama. “Unë kurrë nuk mund të shkoj tek një tjetër forcë politike përveç PD-së”, thekson Spaho. Ai flet edhe për molotovët në vilën e diktatorit Enver Hoxha, duke kujtuar se PD nuk e bëri në kohën e duhur aktin e shembjes së diktaturës, dhe, sipas Spahos, kjo nuk ndodh me molotov mbi godina, por me një strategji të qartë të drejtësisë tranzitore. Spaho thotë se kjo vilë e diktatorit mund të kthehej në muze për krimet e diktaturës, një akt që PD, kur ishte në pushtet, nuk e pati opsion. Madje, Spaho kujton se gjatë kohës kur PD ishte në qeveri, këtë vilë e ka përdorur për pritje, darka e dreka qeveritare apo me delegacione të huaja.
Berisha= tritol.
“Politika e molotovit” po e largon PD nga Europa"? PD ka qene perhere vetem afer Mamurrasit, i harruar kaq shpejt tritolin dhe shtyllat e tensionit te larte?
Kur ka qenë më Evropën PD gjithmonë me armë në dorë ka qenë tani i kanë mbetur molotovet
hahahaahhahaah PD-ja ka mbi 10 vjet qe eshte e larguar nga Europa, po ti vazhdo ti bish bilbilit se i bie mire. hahahahahaahahahahahahahahhha bibibibibibibbibibiibi
Po te ishte deputet nuk do fliste keshtu.Tipike Shqiptare. Sepse Berisha e PD keshtu kane qene te pakten nga 92 shi.
Problem nuk eshte cfare te mire apo te keqe i afron Shqiperise politika e molotovit, por problemeshte se po na largon nga Evropa . Po sikur te mos na largonte nga Evropa por te ishte ne demiin tone ose anasjelltas, po sikur te na largonte nga Evropa por te sihte ne te miren tone? Anal-iste elitarre qe nuk mendojne per ne Shqiptaret por per Evropen, njerezs anitkomb e antishqiptar ( nuk bej asnje analize ketu nese eshte mire per ne apo jo politika e molotovit, sepse politika e molotovit ska te bej fare me ne fshataret. Ajo ka te bej me krimin e organizuar te sistemit Shqiptar te politkes ne te gjitha partite politke Shqiptare.)
Erdhi dhe nje Dash Sula tjeter te eksitoje lepiresit e Meros qe jane lodh gjithe javen duke derguar grate w motrat sa me i motel me nje tjeter sipas kerkesave te drejtorëve.
Per aq kohe sa te jete ai surrati shemtuar i belo ezmerit me pd ska te ardhme
o mondiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii pi uje dhe ha gjize o mondiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii je me vonese mondiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
Po ik o palaço. Nuk te vune deputet ty e tani leh neper studio. Çfare do ti te jesh deputet i përjetshëm? Po te rinjte te mos vine kurre ne politike se duan karrike xhajat si ti?
Bemat e te madherishmit tuaj jane si nata me diten me skandalet e qeverrise aktuale,ju qe dilni e flisni tani nje nga nje jeni gjysem burra,skeni burreri me nje kerme qe mbajtet ne krye dilni e thoni na i vodhi votat Rama,ka blere gjith Lideret e botes dhe Ameriken Rama thoni ju, ne nje kohe qe flisni per korrupsion qeveritar supremi juaj ben korrupsion te paster,qe ju e kamufloni lobim per te shpetuar lekuren e tij e te familjes si hajdut dhe minim te demokracise jep nje njeriu 6-9 milione euro nga vjedhja e popullit dhe kerkoni te vini ne pushtet me nje plak qe mezi mbahet ne kembe me furka. Cili popull ne bote do te votonte nje njeri te tille?Zoti Spaho ju si pd sot jeni si ne vitin 90 sic ishte Shqiperia dhe duhet te ngriheni dhe te permbysni Berishen me berishizmin qe ju ka zene frymen. Populli eshte i mencur di te votoje dhe do te votoje brenda e jashte Shqiperise kundra mostres tuaj dhe do te ngeleni per turp me bomba molotov ne dore. Sepse te vetmen gje qe ben mire mostra eshte vrasjet dhe terrori. Meqense jeni dhe nga Korca ju jap nje kshille mbeshtesni Salianin se e ke dhe patriot!
O PROFESOR MONDI, KRIMINELI SALI CJAPI PLAK MATUF I VJETËR SERBO-RUS NIK E KA METAKUN TEK PIPULLI, POR TKBPADURITË E FËMIJËVE DHE SHPËTIMIN E FËMIJËVE. ZOTI I SHIKON MIRË KËTO PUNË.