U betua si ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha falenderon Ramën e Begajn dhe jep “premtimet” e para

6 Mars 2026, 13:55Politika TEMA
U betua si ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha falenderon Ramën e

Ministrat e rinj të qeverisë janë betuar këtë të premte me dorën mbi Kushtetutë përpara Kreut të Shtetit, Bajram Begaj. E pas betimit ka ardhur një reagim nga ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

I cili përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “X”, është shprehur se nuk ka nder më të madh sesa përgjegjësia që ai tashmë ka marrë si ministër i Jashtëm.

“Dua të falënderoj Kryeministrin Rama dhe Presidentin Begaj për besimin që më kanë dhënë, një privilegj të madh por edhe detyrim i lartë ndaj shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë” ka shkruar Hoxha. Teksa më tej është shprehur se gjatë gjithë karrierës së tij ka pëfaqësuar me nder flamurin kuq e zi në organizata ndërkombëtare dhe kryeqytete të rëndësishme. “Kjo përvojë më ka dhënë mundësinë të shoh nga afër se sa shumë është rritur pesha dhe besueshmëria e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, dhe se zëri ynë dëgjohet sot me më shumë respekt dhe vëmendje”, shkruan ministri.

Më pasi ai jep edhe premtimin se së bashku me të gjitha institucionet e përfshira ai do të vazhdojë të punojë në shërbim të Shqipërisë duke “jetësuar përparësitë e programit të qeverisë në politikën e jashtme, në zemër të të cilit qëndron pakthyeshëm procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”

“Me përkushtim, përgjegjësi dhe besim në potencialin e vendit tonë, të udhëhequr nga parimi themelor - interesi ynë kombëtar - do të punojmë që Shqipëria të jetë gjithnjë e më e respektuar, më e dëgjuar dhe më e suksesshme, në hapësirën euroatlantike dhe arenën globale” përfundon ai.

Për dikë që ka shërbyer me devotshmëri për më shumë se tre dekada e gjysmë si nëpunës publik dhe si anëtar i Shërbimit të Jashtëm, nuk ka nder më të madh sesa ngjitja në përgjegjësinë e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në një moment kaq të rëndësishëm për vendin tonë.

Dua të falënderoj Kryeministrin Rama dhe Presidentin Begaj për besimin që më kanë dhënë, një privilegj të madh por edhe detyrim i lartë ndaj shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë.

Gjatë gjithë karrierës sime kam pasur nderin ta përfaqësoj flamurin kuq e zi në organizata ndërkombëtare dhe kryeqytete të rëndësishme, me bindjen e palëkundur se shërbimi ndaj vendit është detyra më e lartë e një nëpunësi publik. Kjo përvojë më ka dhënë mundësinë të shoh nga afër se sa shumë është rritur pesha dhe besueshmëria e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, dhe se zëri ynë dëgjohet sot me më shumë respekt dhe vëmendje.

Se së bashku me kolegët e mi në Shërbimin e Jashtëm dhe me të gjitha institucionet e përfshira në hartimin dhe zbatimin e politikës së jashtme, do të vazhdojmë të punojmë për të përmbushur me dinjitet misionin tonë në shërbim të Republikës së Shqipërisë, duke jetësuar përparësitë e programit të qeverisë në politikën e jashtme, në zemër të të cilit qëndron pakthyeshëm procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Me përkushtim, përgjegjësi dhe besim në potencialin e vendit tonë, të udhëhequr nga parimi themelor - interesi ynë kombëtar  - do të punojmë që Shqipëria të jetë gjithnjë e më e respektuar, më e dëgjuar dhe më e suksesshme, në hapësirën euroatlantike dhe arenën globale.

7 Komente

  1. S
    Suksese te metejshme

    Si eshte ajo shprehja, pi servili gjithe kopenë? U be the Feriti Minister, nje jete e kaluar duke iu lepire shefave te te gjitha paleve. Por s’pati fat, se u be ne momentin me te keq ku do beje pis dhe ate reputacion qe ka.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fieraku

      po mire mo Z.Ferit Hoxha..ja te Urojme Suksese...dhe leri Llafet e shumta se ke shume pune per te bere, qe te Presin??

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Cpune ka per te bere psh ?? Dhe per cfare suksesesh e uron ? Ky nuk ishte nje nder nismetaret e dhenies se detit heleneve ?? Nuk te ben pershtypje perse krimineli Fredi Beleri flet me fjalet me te mira per te ?? Informohu drejt dhe mos u nxito te urosh dike pa ditur te kaluaren e tij , Spiropali ishte teper fisnike dhe e zgjuar per ate detyre , thjesht beri gabimin fatal te pununte pas shpines se Rames me partneret tane europiane dhe ata matane Oqeanit ….

        Përgjigjjuni
      2. H
        Herry

        Great! Energjia dhe Besimi jane themeli I rruges per sukses

        Përgjigjjuni
        1. I
          Idrizi

          I paska fut nje chatgpt Ministri. T’pakten Elisa i shkruanye vete hartimet

          Përgjigjjuni
          1. D
            Ducja

            Konviktor, i sumkapuc, vjen m'Tiron per i kokerr rrush!

            Përgjigjjuni
            1. F
              Ferit gulldum cengel

              Ferit ...mos haro Detin ...ke hedhur firmen , mba fjalen si Sal kufoma dhe ilir koktigani ...

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje