Sot do të betohen në Presidencë ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4”

6 Mars 2026, 08:10Politika TEMA
Sot do të betohen në Presidencë ministrat e rinj të

Pas miratimit në Kuvend të të gjitha ndryshimeve në qeverinë “Rama 4”, sot në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj.

“Anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, do të kryejnë betimin përpara Presidentit të Republikës në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e premte, më 6 mars 2026, ora 10:00”, – bëhet me dije nga Presidenca.

Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Në seancën e djeshme u miratuan të gjitha dekretet e Presidentit Begaj, për 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime në poste ministrore.

Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi deputetët opozitarë ishin ngritur në këmbë dhe kishin bllokuar foltoren e Parlamentit.

Lini një Përgjigje