Mila: Kuvendi është kthyer në arenë të keqe për gratë. Reagimet e mia të vërteta e të padiktuara

5 Mars 2026, 23:00Politika TEMA
Mila: Kuvendi është kthyer në arenë të keqe për

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka komentuar tensionet e krijuara gjatë seancës së sotme maratonë në Parlament pas përplasjeve të forta mes mazhorancës dhe opozitës, të nxitura nga deklaratat e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

E ftuar në emisionin “Top Story”, Mila tha se reagimi i Ballës nuk kishte konotacion negativ, ndërsa theksoi se klima në Kuvend është bërë gjithnjë e më e ashpër, veçanërisht për vajzat dhe gratë në politikë.

“Kolegia Vokshi ka qenë shumë e ashpër me mua, nëse është ndjerë e lënduar, ndihem shumë keq si vajzë si grua sepse jam ndjerë vet jo pak herë keq. Sa herë marr fjalën kam një lumë fyerjesh, si vajzë, deri tek format e mia trupore. Ndoshta qëlloi mirë kjo sot për të krijuar një normë. Unë i besoj kolegut Balla që nuk e kishte me konotacionin negativ. Ai Kuvend është kthyer në një arenë shumë të keqe për vajzat dhe gratë. Kam besuar se duke pasur më shumë vajza dhe gra do ishte e kundërta, dënohemi në moralin dhe integritrin tonë, diskimonohemi si vajza te reja. Unë realisht uroj që le të vlejë ky moment për Kuvendin e Shqipërisë të jetë një normë dhe të vendoset një standard as gjuha të mos jetë më e tillë, ama jo me dy standarde”, u shpreh Mila.

Ajo shtoi gjithashtu se politika shqiptare po përballet me një përplasje të fortë mes dy qasjeve politike.

“Disa herë kam rënë në grackën e mendësisë së vjetër. Edhe trysnia, një lloj tenxhere që vetëm zjen. Mua më duket sikur është një arenë mes dy axhendave politike: njëra që lufton për integrimin në BE dhe tjetra që do të ndalojë shpejtësinë e stacionit tonë. Edhe gjuha është bërë e ashpër. Si një vajzë e re, jam disi e çuditur nga gjuha ofenduese, diskriminimi, denigrimi personal”, u shpreh Mila.

Në debat Mila ju përgjigj edhe akuzave se janë pikërisht ato, deputetet e reja që nxiten nga partia të reagojnë. Për këtë ajo tha se reagimet e saj janë të vërteta dhe të padiktuara.

“Unë kam folur në çdo seancë, nëse shikon reagim organik ndaj një non grate, është se besoj se ai është e keqja më e madhe aty. Në këtë përballje sy më sy, unë e kam vetëm me atë. Unë kam lindur në ‘95-ën kur ai ishte atje, e ku sot pas 30 vitesh është prap aty me të njëjtën gjuhë. Reagimi im është organik, është ai që ke dëgjuar. A ka qenë ai reagimi im i vetëm? Po. A ka qenë ai më i miri? Jo. Por të siguroj që është reagimi im i vetëm. Dal dhe të kërkoj falje publikisht e nëse do të them që e dorëzoj mandatin tim nëse më gjen që reagimi im është i orkestruar. Nuk ka asnjë urdhër për të reaguar në Parlament", theksoi Mila, ndërsa qëndrimi i saj u mbështet edhe nga Petro Koçi, i cili tha se “nuk ndodh kjo gjë në Partinë Socialiste, ku deputetëve t'u kërkohet të sulmojnë një kundërshtar konkret nga opozita”.

7 Komente

  1. K
    Kujdes " opoziten"

    O Sara! " Kujdes Bardhin" kur flisni! Se ngrihen ne kemb 17 shoqatat ojq te Sorosit. A.an sakrifikohuni I cik! Mos ja zini emrin Gazit, shokut te Mulit me vile 760 mije Euro!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ec Mila perpara, PD shpallet shpejt nongrata

      Jepi Mila, mos caj koke se PD eshte nji sekt antiperendimor qe perfaqeson ISIS ne Ballkan.

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Gjindje e zhurmshme me aroma djers sqetullash koqesh erera te qelbura dhembesh te kalbur duhan parfume te forta dhe rendom alkool. Tipik pazar albanez me ulurima sharje barcaleta gaztore derdimene analfabete injorante feshkellima pordhamane… Dhe ne background jane grate ahahahahahahhaa

        Përgjigjjuni
    2. t
      tuli

      Po kjo komunitetin rom perfaqeson?

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Sa pagoi Suel Cela per ty moj analfabete funksionale qe del dhe ne prime time. Po Grida sa mori per daljen j'uaj. Ri ne shtepi sepse nga Bualice e Andi Bushatit je kthyer ne modele te Grida Dumes. Se sa per politike lere fare, madmazel!

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Po meqe nuk e patur ne konotacion negativ kolegu Tao, edhe per kete deputeten kemi vetem numrin 0900. Besoj pergjigjet ne çdo kohe. Kjo eshte nje llapaqene arrogante, qe shtyp butonin e flet e mendimin e ka ne drejtim te paditur. Po duke llapur gjithe diten, Prapanica e kesaj i ka mesuar edhe ca fjale si konotacion e bla bla. Dhe i duhet vetja e zgjuar. Keto nuk jane deputete te reja. Keto jane kamikazet e partise, te paafta, pa etike, pa dinjitet, pa sistem vleresimi per asked e per asgje, as per partine qe perfaqesojne. Turp kur i degjon

          Përgjigjjuni
          1. J
            J

            Bravo,vajze e ditur dhe me kembe ne toke. Disa mender themra si Vokshi dhe Zhupa na jan neveritur,ja kan kaluar dhe Nul nulit idiotit noterik

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje