Protesta e dytë kombëtare e Partisë Demokratike e zhvilluar këtë të shtunë përpara Kryeministrisë ka pasur me tensione dhe përplasje me policinë.
Menjëherë pas fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, protestuesit kanë ndezur flakadanë e fishekzjarrë përpara godinës së Kryeministrisë.
Po ashtu ata kanë hedhur shishe molotovi në pjesën e godinës së Këshillit të Ministrave, ku zhvillohen mbledhjet e qeverisë. Kjo ka detyruar forcat zjarrfikëse të ndërhyjnë, për të shuar flakët.
Po ashtu policia ka përdorur gazlotsjellës ndaj protestuesve, të cilët pas këtij momenti, janë zhvendosur nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
Berisha u largua menjëherë me makinë drejt selisë së PD.
Sakaq, sipas informacioneve të para nga blutë, deri më tani janë shoqëruar tre protestues lidhur me tensionet e shkaktuara në Kryeministri.
Po kështu, si pasojë e këtyre tensioneve, janë lënduar lehtë disa punonjës të uniformave blu, të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Ku eshte katandisur Lexhenda rrugeve si lypsar dhe qaraman
Ju stervit baca qe nje here ne muaj te rrifemi me policin,pastaj ikim e lejme Tiku roje.
Bravo policise ju lumte dora bjeruni ketyre maskarenjeve qe gjuajne e drejtim te policise qe jane ne krye te detyres nuk keni faje por ju protestues doni nga nje shkope gome ne koke dhe ne shpine ku te there e ku te grise. Nje pyetje kame ne drejtim te protestuesvet pse e late Berishen .e ike ne seline e tije aty te rrinte me ju maskarai.
Po preke ,qofte dhe nje gjethe ,4 ne tarace dhe une ne ate dritare ,vetem po se shpoi plumbi.o kriminelbi ndyre qe se lene shqiperine rehat.ke 35 vjet qe na more qetesine,pasurine,piramidat ,dhe te ardhmen e femijve tane.dite te bardhe mos pafshi o vemjet e kombit.ndyresira.