Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

24 Janar 2026, 18:45Politika TEMA
Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë

Nga Petro Koçi

Mblidhen rilindasit e Saliut, kokë më kokë, por nuk bëhen dot më shumë sesa një valë turme pëdëistësh — por kurrë një det qytetarësh. Kthimi pas i Shqipërisë për të rilindur Berishën dhe shpurën e tij të korruptuar nuk frymëzon dot një lëvizje politike gjithëpërfshirëse. Imazhi i tij ndjell vetëm dështim të garantuar. Dhe jo vetëm kaq.

Fabulat e herëpashershme të shpikura nga politika pëdëiste — si ato që e bëjnë Shqipërinë “Venezuelë”, Ramën “Maduro”, apo pretendimi se SHBA do të rrëzojë qeverinë shqiptare për t’ia dhuruar pushtetin Berishës — thërrmohen lehtësisht, dhe bashkë me to bien përtokë edhe kauzat disi më të drejta të opozitës, përfshirë edhe retorikën kundër korrupsionit.

Ndërkaq, edhe vetë retorika kundër korrupsionit nuk është e besueshme kur shqiptohet nga goja e opozitës. Sepse ata një ditë e shpallin SPAK-un organizatë kriminale, e ditën tjetër e duartrokasin. Sipas interesit: nëse ndiqet penalisht Berisha, drejtësia qenka e kapur; nëse ndiqet penalisht një ministër socialist, drejtësia qenka e drejtë dhe e pastër.

Shkurt, mund të themi se një opozitë e korruptuar nuk mund të luftojë korrupsionin. Përkundrazi, një opozitë e komprometuar dhe mekatare e ushqen dhe e mban gjallë korrupsionin.

Prandaj protestat e PD-së nuk ndjellin shpresë, por shërbejnë vetëm si mburojë për korrupsionin e Berishës dhe familjes së tij.

4 Komente

  1. B
    Boni hesap ku jane berishistet....

    Sekti i Saliun beson se i vdekuri Sali mund te ngjallet.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loje rame berishe

      Si ti, Rama e Sali Berisha jeni njelloj, SERBOSHNK e vllehe. Mbroni NJERI TJETRIbN. Por shqiperia do tu kthehet shqiptareve. Pranojeni pa buje e zhurme. Merrni aq sa u takon.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sinan Berduvela

        "Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?" Ne fakt kesaj pyetje duhet ti japi pergjigje Partia Socialiste zoti Petro! PS dhe Edi Rama janë sjelle aq keq me kete popull, sa ai mendon se Sali Berisha dhe PD janë me te mire! E kuptoni sa poshte keni rene? Turp t'ju vije dhe te mallkuar qofshi!!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrofte PPSH

          Po ti mor zorre komuniste sa ke ne politike!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje