Zbulohet mesazhi i Luçiano Boçit para proteste: Revoltë dhe zemërim politik sipas dinamikës…

24 Janar 2026, 19:32Politika TEMA
Zbulohet mesazhi i Luçiano Boçit para proteste: Revoltë dhe

Pak para protestës së thirrur nga opozita, është zbuluar mesazhi i nënkryetarit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, drejtuar strukturave të PD-së, ku flitet hapur për një protestë me “shumë kombinacione”, me një pjesë të parashikueshme dhe një tjetër që pritet të zhvillohet “sipas dinamikës” së revoltës dhe zemërimit politik.

Në mesazhin e tij, Boçi thekson se protesta nuk është statike dhe se zhvillimi i saj do të përcaktohet nga reagimi i qytetarëve dhe nga tensioni politik i momentit. Sipas tij, protesta mund të qëndrojë në Bulevard, por mund edhe të përhapet në forma të ndryshme në gjithë kryeqytetin, duke e cilësuar organizimin si tradicional dhe të vazhdueshëm, me përfshirjen jo vetëm të strukturave të PD-së, por edhe të qytetarëve nga qytete të tjera, ndërsa pesha kryesore, sipas mesazhit, mbetet Tirana.

Ky mesazh i brendshëm i drejtuesit të lartë të PD-së del në dritë në një kohë kur, paralelisht me zhvillimin e protestës pranë Kryeministrisë, në terren është konstatuar prania e një grupi që në rrjetet sociale vetëidentifikohet si “Shqiponjat e Reja”. Ky grup, pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, ka ndërmarrë akte dhune duke hedhur mjete molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke e tensionuar më tej situatën./TemA

4 Komente

  1. k
    k

    Profesori injorant që rrifet me grushta rrugëve ,do na sjelli iluminizmin kultural.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Si Boci ben te ngrohte nga dy cdo mengjes Kellici

      E ka mesuar Spaku kushtu Luciano kurvarin profesor leshi nga Elbasani me pune ne Shkoder per gjedhje dhe shtepi ne Tirane.

      Përgjigjjuni
    2. c
      ccc

      Organet e sigurise e ato inteligjente duhet te identifikojne nje per nje te gjithe pjestaret e kesaj strukture fashiste e terroriste, si dhe drejtuesit, frymezuesit e financuesit. Emrat duhen bere publik si dhe ju jepen gjithe organeve europiane te sigurise, pervec hapave ligjor.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Keta flasin njelloj si ne kohen e komunizmit,sikur populli do dale e do luftoje se anen per te treguar nje qeveri e tua jape ketyre pushtetin.Por ndërsa atehere ishim te detyruar te mbushnin sheshet,e te mendonim per Enverin,sot populli te vjen nje here,por vjen dita te njeh mire e nuk t'a var me.35 vjet i njëjti njeri organizon protestat.Mos flisni ne emrin tone,te popullit

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje