Frrok Çupi për vizitën e Ramës në Milano: Italia, bashkudhëtare e Shqipërisë! Do ketë një bilanc më të pasur se Athina

26 Maj 2024, 11:25Politika TEMA
Frrok Çupi për vizitën e Ramës në Milano: Italia,

Pas takimit me shqiptarët e Athinës, kryeministri Edi Rama ndal sot turin e diasporës në Itali. Takimi zhvillohet në pallatin e sportit në Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos.

Analisti Frrok Çupi i ftuar në ABC News, tha se Italia është një bashkudhëtare e Shqipërisë. Më tej ai tha se Italia na ka mbështetur gjithmonë.


“Është një takim i një niveli maksimal për politikën shqiptarë. Është kaq i rëndësishëm sa që përbën një pikë kulminore jo vetëm me historinë por edhe me aktualitetin drejt Evropës.

Duke pasur fqinj kaq të afërt, Italinë. Kemi fqinjin më të mirë, në kuptimin e ndihmës, mos konflikteve. Mund të themi se jemi një hap para endeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimit në BE.

Italia është një fqinje e interesuar herët për Shqipërinë dhe e lidhur herët me Shqipërinë. Ka njohur pavarësinë e Shqipërisë që në vitin 1912. Në tërë jetën e saj, Italia është një bashkudhëtare dhe kujdestare.

Në Shqipëri kemi disa kolonë te shtetit dje popullit shqiptar që lidhen me Italinë. Sistemin bankar, financiar, drejtësisë e kemi krijuar dhe iniciuar nga Italia. Po ashtu edhe sistemin urban.

Edhe Italia ka fqinj të mirë. Kombi ynë është i mrekullueshëm. Dhe Italia është ndjerë mirë me fqinjësinë me Shqipërinë. Italianët janë një popull i ngrohtë dhe mikpritës”, tha ai.

Ai theksoi se takimi në Milano ka disa dallime, të cilat tregojnë dhe afrimitetin mes dy shteteve dhe dy popujve tanë.

“Do ketë një bilanc më të pasur sesa Athina, sepse Athina ishte “detyruar” të kishte nëpërkëmbë ca probleme nacionaliste politike dhe të së shkuarës, ndërsa në Itali është krejtësisht i çliruar prej këtyre gjërave”, tha ai.


Ai përmendi marrëveshjet e arritura, të cilat sipas Çupit mund të shërbejnë si model edhe për vendet e tjera të BE-së.

“E dyta marrëveshjet, në sajë të qeverisjes së Edi Ramës me Italinë kanë avancuar shumë sa janë kthyer në model për BE, për qytetërimin evropian”, theksoi ai.

13 Komente

  1. H
    Humoristi

    Cunat e xha Sulos,e vazhdojne punen me perkushtim!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Davidi

      Le tu jepet e drejta e votes vetem shqiptareve te italise!!! ????

      Përgjigjjuni
      1. z
        zzz

        Ti je Dauti ,,jo Davidi

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kalec Dega

        Bravo Tema e Popullit, fiton dhe ti nga vizita e Rames, lol

        Përgjigjjuni
        1. F
          Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

          Meraku i vetem i Frrockos - a do jem une i pari nga Canaku mediatik i pushtetit qe do ti bej hosana vizites Sulltanit apo do ma kaloje ndonje Pate apo Doc-Doci?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkembi

            Amanet Kurtovicin dhe vampirin Sali qe nuk i gelltisin dot manifestime te tilla shqiitaresh.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trapajane hesapi

              Ju ha meraku per kohen kur Tritan Shehut vinte ne Trento,dergonte neper qendrat e banuara nga shqiptare njerez te paguar me propozimin "rruga e paguar per te shkuar e per tu kthyer,Nese Ju votoni per PD".Kjo kohe Ka marre fund,sepse PD Ka degjeneruar perfundimisht.Hidhuni perpjete Ne zgjedhjet e ardheshme ,me kete sistema PS fitoni minimmumi 80 deputetet. E lista te hapura,apo sistema mazhoritar fitoni minimmumi 95 votende ne parlament

              Përgjigjjuni
              1. X
                XXXL

                O Frrok po kurve mbete.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  USA

                  Bravo Frrok Cupi

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    USA

                    Bravo Frrok Cupi

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      USA

                      Bravo Frrok Cupi

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        USA

                        Bravo Frrok Cupi

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          USA

                          Bravo Frrok Cupi

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje