Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar projekt-rezolutën anti-korrupsion të propozuar nga PS.
Gjatë një interviste në Euronews Albania, e pyetur nëse do ta votojë projektrezolutën antikorrupsion, Tabaku është shprehur se, PD nuk mund ta mbështesë pa pasur informacion se çfarë do të ndodhë më pas.
Deputetja tha se duhet të ketë një diskutim të gjerë me partnerët për këtë draft-rezolutë.
“Unë besoj se gjithmonë për opozitën është më mirë të jetë pjesë e procesit se të mos jetë. Ne e kemi provuar se çfarë do të thotë kur opozita nuk është pjesë, e kemi provuar në zgjedhje, e kemi provuar jashtë parlamentit, e kemi provuar në komisione. Ne së pari duhet të kemi një qartësi për mënyrën si do të funksionojë ky komision.
Duhet të kemi parasysh që gjërat që bëhen për fushatë nuk janë të qëndrueshme në kohë dhe ne duhet të kujdesemi që çdo gjë që bëhet për procesin e integrimit, të bëhet në konsultim me shoqërinë civile dhe të kthehet në një diskutim mbarëkombëtar. Duhet të ketë dhe një diskutim të gjerë me partnerët”, tha Tabaku.
Po kini guxim te mbeshtesni ate qe eshte e mire nga ana tjeter qe te jeni te besueshem ne kritikat tuaja. Pa guxim nuk arrihet asgje. Dhe nga nje politikan i seres suaj kerkohet guxim per te qene origjinal ne veprimet tuaja. Nje keshille kjo.
A e ke lexuar projekt-rezolutën? Sigurisht që po! Atëhere ku janë rezervat apo dyshimet tuaja, dhe nëse ka, aty ku është vendi, pra në parlament, pse nuk luftoni që ai të përmirësohet në parametrat që ju i gjykoni si të drejta? Atëhere, kur vërejtjet tuaja racionale, jo kundërshtim sa për të bërë opozitë, siç e keni zakon, aty nga foltorja e kuvendit dilni dhe thoni se për 1,2 apo 3 arsye, nuk ratë dakord dhe votoni kundër. Kështu veprohet, kudo në parlamentet demokratike. Nuk ka votë 100% për asnjë p/ligj, sepse dhe ligj të pakundërshtueshëm nuk ka. Kjo ka ndodhur vetëm njëherë në histori, si për çudi në Shqipëri, edhe pse të gjithë e dimë se si, kur keni votuar 100% (rekord guiness) Reformën më Drejtësi, edhe pse atëhere dhe sot, nga shumë prej jush aty nuk e keni dashur. Këtë koha e vërtetoi dhe na e vërteton për ditë.