VIDEO/ Rama takim me shqiptarët në Itali: Po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë

26 Maj 2024, 09:03Politika TEMA
VIDEO/ Rama takim me shqiptarët në Itali: Po nisemi për vallen e

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të diel do vijojë turin e takimeve me shqiptarët, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Pas Greqisë, destinacioni i radhës i Ramës në takim me Diasporën është vendi fqinj, Italia.

Nga Aeroporti i Rinasit, para fluturimit drejt vendit fqinj, Rama takimin me shqiptarët në Itali e cilëson si një “valle të dytë kuqezi në Europë”.


“Dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Sipas njoftimit, takimi do të fillojë rreth orës 11:00 në pallatin e sportit në “Busto Arsizio”, afër qytetit e Milanos, ndërsa pritet një numër i madh pjesëmarrësish.

6 Komente

  1. S
    Shqiptar

    Ec GJIGAND!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Takim Diaspora me shqiptaret qe iken

      Po po flluske sapuni jane keto, per heqje vemendje krimit dhe korrupsionit te administrates dhe vjedhje te buxhetit nga taksat e qytetareve. Show mediatik ne diaspore me leket e kujt, ngrihen ekrane gjigande dhe ambiente me qera. Spaku po ju pret, sic gezonte Saliu dikur, sot ka perfundu n kafaz, keshtu do pedfundoj Babloku me Lalken e shoket te cetes parti.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigrant

        Te lumte Keshtu I bie kur te vije ne Gjermani te shkoj ta duartrokas faleminderit qe me bere te emigroj 40vjec, te leme prinderit vetem. Plehrat dalin krenohen me vjedhjet e tyre. Zoti u hakmerrte per gjithe ato prinder qe sot vuajne vetmine se I lame nga halli se nuk paguanim dot qerane, frigoriferi rrinte bosh, dhe borxh çdo muaj. Zoti eshte i madh.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Soni

        Tirana u permbyt prape o njesh...o gjigand

        Përgjigjjuni
        1. c
          cuni i erdoganit

          Ketij karnavali te semure,vazhdon ti ike vehtja nga duart,nen tam tamin i cingijeve.te paguara nga shteti. Dhe asnjehere nuk do te ndalet,si e shikon mileti i gjere,per ato qe ben dhe vazhdon rrokullimen e tij dhe te vendit.

          Përgjigjjuni
          1. F
            FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

            'Stambolli digjet,Kurva krihet!?' Ish Shqiperia ka 33 vjet pa shtet e pa shqiptare ky integraqlist nxenes e ndjekes i SS-Serbit Sali tall KARË! Ketij i ben derman vetem nderhyrje,trajtim sanitar i detyruar nga shoqatat e mjekeve pa kufi!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje