Pas takimit më 12 maj në Athinë, kryeministri Edi Rama do të vijojë në Itali turin e tij të takimeve me diasporën shqiptare.
Takimi me shqiptarët e Italisë do të mbahet në Milano. Shqiptarët do të mblidhen në pallatin e sportit ‘Busto Arsizio', në orën 11:00.
Të dielën e 12 majit , Rama mbajti takimin e parë me diasporën, në Athinë me shqiptarët e Greqisë, ku mijëra vetë mbushën pallatin e sportit Galatsi për të dëgjuar fjalën e kryeministri shqiptar, i cili dha mesazhe të forta drejtuar shtetit grek, por edhe emigrantëve shqiptarë.
E njëjta gjë pritet të ndodh edhe nesër, ku interesimi i shqiptarëve të Italisë nga raportimet e para është i madh për të qenë në pallatin e sportit në Milano, ku priten sërish të mblidhen mbi 5000 veta.
Edhe këtë herë Rama mund të jap një mesazh drejtuar politikës dhe medias italiane, pas ‘përplasjeve’ të fundit me median Rai 3, apo me politikanë të opozitës italiane që kanë kundërshtuar marrëveshjen Rama-Meloni për ardhjen e emigrantëve afrikanë në kampin e Gjadrit në Lezhë.
Suksese zoti Rama, gezoji shqipetaret e Italise dhe jo vetem. Po aman po deshe ate Noizin mos e merr prape se le nam. Tju perfaqesosh ahengun shqiptar me Noizin eshte minimumi injorance dhe maksimumi gomarllek. Nuk besoj te jesh gomar.
Sharlatanit i ka dale boja!Tani me shume se kurre i duhet ketij populli nje politike e re,me nje kryeminister qe nuk i hane dardhat pas shpine dhe qe eshte i afte te godase kedo qe vjedh pasurine e popullit dhe te mos thote justifikime si te femijve te kopshtit si ky i tashmiTe gjithe politikanet 34 vjecare nuk duhet te zgjidhen me sepse ata kane krijuar perandorine e hajduteve.Ky kujton se duke bere takime te tilla i zgjidhi problemet e popullit!Thjeshte blerje votash me cdo menyre!
Edo , e di kur ke me marr votat tona? Kur te na bosh rrugẽn Nroq- Plepa .