Kuçova vlerëson Bashkim Finon, Çuçi: Mik i pazëvendësueshëm e i paharruar me një vend nderi në çdo qytet të Shqipërisë

24 Maj 2024, 21:58Politika TEMA

Kuçova vlerëson Bashkim Finon, Çuçi: Mik i

Ish-kryeministri Bashkim Fino është vlerësuar sot me titullin “Qytetar Nderi” i Kuçovës, qytet ku ai ishte edhe deputet për shumë vite. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm shumë miq e bashkëpunëtorë të tij ndër vite. Mes tyre dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi. Teksa publikon disa foto nga ceremonia, Çuçi shkruan ndër të tjera se për kaq shumë sa ka dhënë e ka bërë përgjatë karrierës së tij, Bashkim Fino të jetë gjithmonë i paharruar e me një vend nderi në çdo qytet të Shqipërisë.

Mesazhi i plotë i Çuçit

“Sot në Kuçovë për të kujtuar e nderuar mikun tonë të pazëvendësueshëm e deputetin e kësaj zone për më shumë së një dekadë, Bashkim Fino. Titulli “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) është një vlerësim për të dhe familjen e tij, për kontributin e çmuar që ai ka dhënë si shtetar dhe figurë e spikatur në politikën shqiptare. Unë kam shumë kujtime me Bashkimin aq sa nuk i rendis dot të gjitha qoftë në një ceremoni si kjo e sotmja apo në këto radhë të shkruara këtu. Falënderues për anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kuçovës që dhanë këtë vlerësim. Bashkimi për aq shumë sa ka dhënë e ka bërë për vendin, sidomos në një moment kritik si viti i mbrapshtë ‘97, do të jetë gjithmonë i paharruar e me një vend nderi në çdo qytet të Shqipërisë”, thotë Çuçi.

Në ceremoninë e organizuar sot në Kuçovë merrnin pjesë gjithashtu ish-ministrat Arta Dade, Arben Malaj, ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle, vajza Megi Fino, familjarë e miq të tjerë të ish-kryeministrit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar.

7 Komente

  1. J
    Jugu

    Po cfare dreqin Kucova, eshte Partia qe e vlereson. Dhe i jep deputetllek dhe pozicion dhe vajzes se tij. Nderkohe qe socialist me breza i lene te dera si langaraq.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dashi

      Vertet njeri me zemer te madhe dhe me dashuri per njerezit. Nderim e repekt per Finon

      Përgjigjjuni
      1. s
        spak

        shoku dhe bashkepunetori i eksponenteve te krimit te organizuar ( sic ishte gangsteri me fame ne Tirane i ashtuquajturi Miri i Xhikes ) nderohet qytetar nderi. Duhet te damkoset qytetar turpi, sic e ka damkosur gjeresisht opinioni publik. Meritojne te peshtyhen ata qe e nderojne kete personazh te zi te politikes shqiptare.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Operacioni Zjarri

          Vetem ne Shqiperi nderohen hajdutet.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pirdhni se liroheni.

            Te ndjerin Bashkim e injoron dhe nuk e respekton qyteti ku lindi , u rrit dhe ishte Kryetar i Bashkise se saj Gjirokastra, dalin nastradinet e kucovare dhe e bejne qytetar nderi.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pim Ceku

              Me thoni nje gje te mire qe ka ber ky Finua qe ta respektojme edhe ne. Ky na beri peshqesh Berishen duke i dhen garanci kur do arratisej.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dukati

                Cuci !.Pse " me nje vend nderi ne cdo qytet te Shqiperise ?." Sa fjale bosh dhe qesim . Ky Finua , mos gaboj eshte ai i treshes "Naci ,Baci e Meta " te etiketuar nga Nano. Cuci faljuni EDI RAMES qe egziston dhe eshte ne krye te PS , se po te qe per ty e tjere si ty , pa le per Finon do te ishit gjithe kohen ne opozite .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje