OMONIA sulmon Ramën pas takimit në Himarë: Po përhap urrejtje dhe përçarje në komunitetin grek

24 Maj 2024, 17:47Politika TEMA
OMONIA sulmon Ramën pas takimit në Himarë: Po përhap

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA) ka reaguar pas takimit që zhvilloi kryeministri i vendit Edi Rama paraditen e kësaj të premte me banorët e Himarës, ku edhe ndau 437 tituj pronësie.

Në një komunikatë për shtyp OMONIA shkruan se me deklaratat dhe takimet e tij kryeministri Rama po përçan komunitetin dhe po përhap urrejtje nacionale.

Teksa e ka cilësuar Ramën si një “tellall shitës”, OMONIA shkruan se kryeministri shpërndau çërtifikatat për banesat e himariotëvë dhe jo për pronat në bregdet, të cilat sipas tyre i ka rezervuar për oborrtarët e tij, “strategjikë”.

OMONIA ka rikujtuar edhe njëherë çështjen “Beleri”, ndërsa shkruan se Rama u kthye në Himarë me iluzionin se ka kaluar kohë e mjaftushme harrese për pasojat që shkakton në komunitetin lokal burgosja dhe mbajtja në privim lirie e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë z. Fredi Beleri.

Më tej OMONIA e ka cilësuar takimin e sotëm të Ramës në Himarë si një show politik, ndërsa shton se në këtë mënyrë Rama po përgatit terrenin për proces zgjedhjesh të parakohshme që po planifikon përmes vendimesh të autoriteteve gjyqësorë të kontrolluar.

Reagimi

Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama i mbërthyer në rrugë pa krye për të cilën është përgjegjës ekskluziv, vijon kreshenton e praktikave të përçarjes së komunitetit të Himarës, manipulimit të qytetarëve, shkeljes në fund të fundit të parimeve të shtetit të së drejtës, të barazisë së shtetasve dhe ndaj ligjit.

Sot u kthye në Himarë me iluzionin se ka kaluar kohë e mjaftushme harrese për pasojat që shkakton në komunitetin lokal burgosja dhe mbajtja në privim lirie e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë z. Fredi Beleri.

Përsëriti një nga show të neveritur të mikropolitikës të cilat i vijnë për shtat, duke përgatitur në këtë mënyrë terrenin për proces zgjedhjesh të parakohëshme që po planifikon përmes vendimesh të autoriteteve gjyqësorë të kontrolluar.

Ndërkaq që tejkaloi limitet e tolerimit: Në tellall shëtitës dhe jo burrë shteti, shpërndau tituj pronësie për banesa Himariotësh. Jo për sipërfaqet me rëndësi esenciale ekonomike në gregdet, të cilat i rezervon ashtu si deri më sot për “investitorët strategjikë” të oborrit. Me certifikata pronësie të shtetit, sistemit të Kadastrës që mbështet financiarisht Bashkimi Evropian përpiqet të bëjë politikë partiake. Prezenca madje e makinerisë partiake nuk lë hapësirë për interpretim tjetër. Nuk u shmang të sulmojë verbalisht Kryetarin e PBDNJ që përfaqëson opozitën reale në Bashki duke anashkaluar se kultivon në këtë mënyrë gjuhën e urrejtjes dhe përçarje në komunitetin vendor dhe më gjerë në komunitetin Grek.

Praktika këto që në vendin tonë aplikoi regjimi komunist duke klasifikuar pjesëtarët e Minoritetit Etnik Grek në tanët dhe kundërshtarët tanë. Zbuloi se ngarkimi i detyrës së Prefektit të Vlorës në person me origjinë Greke, të provuar në misione analoge, synon nxitjen e politikave të përçarjes së mëtejshme me qëllim manipulimin e komunitetit lokal. Shantazhoi qytetarët të përkatësisë Greke që të mos vetidentifikohen si të tillë sepse nuk është në interesin e tyre.

Thirret Kryeministri prej shumë muajsh tashmë por bën veshin shurdhër i zotëruar nga iluzioni se në fund ka për tia dal të nënshtrojë shoqërinë e qytetarëve të Himarës dhe të vijoj me praktikën e çifligarit së grabituri trevën, në shkelje dhe abuzim me interesin e banorëve të zonës.

Në thelb e bën më të vështirë rrugëdaljen nga labirinti ku është zënë në kurth sepse ka humbur gjakftohtësinë dhe gjykimin e drejtë.

11 Komente

  1. I
    Infantil

    Tokat ne bregdet ne fakt i takojne shtetit dhe jane pasuri kombetare pamvaresisht se eshte abuzuar me to. Pse fshateret kullosnin dhite kjo nuk te ben pronar. Shqiperia ka patur shume pak banore dhe jo te gjitha tokat kane qene te rregjistruara apo dhe te shfrytezuara. Kjo puna nese jane greke apo aliene nuk pi uje

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patrioti

      Ju plehrat duhet të shpalleni organizatë terroriste farë e keqe njerëz pa kombë

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arianiti

        Duhet shpallur organizate shoviniste terroriste kjo nevojetore me emrin omonia.

        Përgjigjjuni
        1. $
          $$$$

          Shko pshurruni...o jevgjiter.....

          Përgjigjjuni
          1. Roberto

            U ngrit menjehere felliqesira greke ne Himare per ti rruajtur bythen Rames per ato qe tha ne Athine dhe per certifikatat e pronesise qe shperndau sot. Llumi shqiptar i shitur tek Athina po "kunderpergjigjet" po kujt i plasi??

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kristiani othodoks

              Shqiperia nuk i merr orintimet se cfare do te beje me problemet e veta nga Greqia ne se i pelqejne apo jo eshte problemi i saj dhe jo i Shqiperise , pak na interesojne ne ashtu sic ajo ben cfare te doje ne territorin e saj..!!!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Edhe Dule edhe Vangjel sikur nuk shkon !!!!!

                Keta qe berrtasin nuk i perkasin minoritetit greke , ata qe jane vertet minoritar jane njerzit me te nderuar , mos uzurponi parti ju me mbiemer turku si Fredi Shehu nje tjeter me mbiemer Marini e tjetri Dule , ndaloni ju lutem se nuk ju besone njeri..

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kauri grekorthodhoks

                  Edi ,,,te nderroj emrin qe i ka ven enveri ,,,,pastaj te shkoj ne himar ,,,se dhe ai grekorthodhoks eshte ,,,po me emer ateist ,,,,,

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pjeter

                    Kuminiteti grek i p...t te sateme o Suli i Omonias,ju shk...te Kina gjithe fisin o kurva 300 evrosha!!

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Besho

                      Edi gjyshi yt,Petro Koleka ishte filoitalian,deri në ditën që i vranë djalin italianët. Në Vuno njihej si burrë i matur po as ai as i vëllai Spidhua nuk e mbanin veten për pronarët e Himarës ,as për baballarët e himarjotëve... Nga na dolle ti që shkon në Himarë dhe u tregon arat!? Jepu të drejtën nëse ke bythë ose hiqu! Himarjotët janë vërtetë vetëm himarjotë, ama nuk të bie radha ty t'a thuash,se ti vetëm të këqija i solle Himarës. Mos mu krahaso me qoftëlargun e Viçidolit,nuk ka punë me Himarën ai,kurse ti...ti je ini!

                      Përgjigjjuni
                      1. j
                        jam grekqiri gabel

                        Punë grekqirash, gjellë qensh, vk..

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje