Ftesë për kafe dhe puthje në ballë, si e zbuti Rama kundërshtarin himariot, sot i dha certifikatën e pronësisë

24 Maj 2024, 14:28Politika TEMA

Ftesë për kafe dhe puthje në ballë, si e zbuti Rama

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama shpërndau 476 certifikata pronësie në bashkinë e Himarës dhe premtoi se brenda vitit 2024, do të pajisen me dokumente 4 mijë shtëpi, prona të trashëguara të himariotëve.

Një moment që ra në sy ishte kur Rama thirri emrin e Aleks Ballës, i njohur për postimet e vazhdueshme në rrjetet sociale dhe daljet në media, ku akuzon pa kursim deputetë, ministra dhe në mënyrë të veçantë kryeministrin Edi Rama se po i vjedh pronat himariotëve dhe mënyrë të veçantë atij vetë.

Ai nuk është ndalur këtu. Në në një video të publikuar kohë më parë në rrjetet sociale ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qeveria po vjedh edhe shpellën e Odisesë, monument kulture.

“Ky moment kulture, vetëm në qytetin e Himarës ndodh që është kthyer në pronë private. Po humbet historiku i vërtetë i Himarës. O Edi Rama edhe këtë doni të vidhni? Kanë zaptuar shpellën që janë antike që para Krishtit”, shprehet ai.

Ndërkohë në një video tjetër ai është shfaqur në krah të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku akuzon sërish Ramën.

“Shqiptarë, shiheni presidentin e Shqipërisë si poo ecën në HImarë pa truproja, pa mbrojtje. Shiheni mikun tim Edi Rama me ushtri, snajpera, helikoptera, pse ka frikë? Edi Rama jam këtu me ish-mikun tënd, edhe unë jam ish-miku jot. Hajde Edi, po të presim”, janë fjalët e Aleks Balës.

Në në profilin e tij në Facebook, postimet me akuza, krahas Ramës, kanë në objektiv edhe ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, ndërsa reklamohet si mbështetës i Fredi Belerit, kyebashkiaku i zgjedhur i Himarës i dënuar nga GJKKO me 2 vite burg për blerje votash.

Ditën e sotme ai mori çertifikatën e pronësisë nga Rama, i cili i kujtoi kohët e vjetra dhe e puthi në ballë.

Protesta e Aleksit përballë kryeministrit mungoi, ndryshe nga sa sillet në rrjetet sociale. Dhe jo pa qëllim Rama e komentoi përmes batutës se i kishin thënë që Aleks Bala do ta priste me parulla e protestë, por në fakt sot ai mori certifikatën e shtëpisë.

Në fund Rama mori një ftesë për kafe nga vetë ai, Aleks Bala, ftesë të cilës kreu i qeverisë iu përgjigj pozitivisht për hir të njohjes së vjetër, që nga fëmijëria.

“Aleks Bala, ku je mo Aleks? Jemi të vjetër shumë. S’kemi më flokë tani (Rama e puth në ballë). Të vjetër shumë. Vazhdon të shkosh në Korfuz me not. Kafe me ty? Patjetër mo, ku do shkoj unë pa pirë kafe me ty. Mirë që po na jep një kafe pas disa vitesh. Më thanë që kujdes do të të dalë leksi me parulla, Leksi sot mori shtëpinë, iku, ça parullash“, përfundoi Edi Rama.

4 Komente

  1. S
    Shkembi

    Kaq do himarjoti! Jepi ne dore nje certifikat pronesie dhe te pjerdh mu ne Dule e mu ne Tavo.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Psikologu

      Shume frytdhenes ndaj kundershtareve ndersa ndaj mbeshtetesve kokrra e fodullit

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patriot

        Vazhdon sistemi I bleries se votes. Por kjo eshte te hashe me luge bosh. Pranon tende ta japi KM si dhurate nga xhepi vete. O skenderbe pronat njihen me ligje nga parlamenti per te gjithe popullsine. Ky qenka miku dhe kundershtari jote dhe merrka tapi une qe nuk te njohe nuk merre tapi. Sa vete njeres nje ti ne % ? Besoje 1 %, keshtuqe ligje per 1% te popullsise nuk ka. Kjo eshte thjeshte korrupsion si para ardhesit e tu Meta e Berisha. Kur do ti ndaloni keto mashtrime? Kjo trogon qe mundesi per kthimin e pronave eksiston por nu do ti. E ka fajin Europe qe nuk na pranon ne dhe jo ne qe ligjet I nxjerrim nga xhepi personal. Te gjithe jane budallenje dhe vetem ky eshte I mencure per ti'a hedhe te gjithe botes.

        Përgjigjjuni
        1. p
          phoenix

          Ti je patrioti i karit , per cblerje vote e ke fjalen o debil ...Rama nuk ka nevoje te bleje vota ...i ka te garantuara nga populli qe shikon se me te ke ndryshuar cdo gje ne krahasim me paraardhesit .... je plere qe nuk riciklohet ....nuk harin te kuptosh qe dhenia e pronave nga Kryeministri eshte krejt simbolike ...nuk e kupton se je qelbesire njeri dhe kokebosh ...yyyyyt bythqir

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje