
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka publikuar një mesazh ngushëllimi për ish-ambasadorin gjerman në Tiranë që dje u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
“Ambasadori Peter Zingraf ishte një mik i mirë i Shqipërisë, partner i denjë i Kuvendit, kontribues dhe promovues i palodhur i bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, mbështetës i fuqishëm i rrugëtimit tonë evropian. Kështu do të kujtohet nga kushdo me të cilin bashkëpunoi, i tillë do të jetojë në mendjet dhe zemrat e atyre që e njohën, i nderuar e respektuar nga çdo shqiptar!
U prehtë në paqe!”
Lini një Përgjigje