Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në Himarë disa certifikata pronësie, ndërsa premtoi se deri në vjeshtë do të shpërndahen edhe shumë të tjera.
Por gjatë dhënies së titujve të pronësisë, Rama u ndesh edhe me momente, që e detyruan atë të bënte edhe batuta.
Një rasti i tillë ishte me një qytetar që kishte shkuar për të marrë certifikatë në emër të dikujt tjetër, por që nuk kishte autorizim.
Rama nuk pranoi t’ia dorëzonte, duke thënë se “kështu me duar në xhepa vini dhe i merrni shtëpitë e të tjerëve”.
Rama: Lavdosh Strati, ku është ky mo. Lavdosh hajde se ta marrën oligarkët shtëpinë. Djali je ti?
Qytetari: Jam njeriu i tij.
Rama: Njeriu i tij? Jo mo ty nuk ta jap unë. Ke mandat për ta marrë? Se me këto fjalë njeriu i tij i merrni shtëpinë tjetrit dhe e nxirrni në treg. Ke mandat për ta marrë?
Qytetari: Jo nuk kam.
Rama: Po si ke ardhur me duar në xhepa për ta marrë shtëpinë e tjetrit?
Qytetari: Kështu tha ai.
Rama: Po nga ta dimë ne që të tha ai?
Qytetari: Jo ai, më tha dikush tjetër.
Rama: A të tha dikush tjetër, që i tha ai që të vish të marrësh ti shtëpinë. Ik vëlla se nuk të japim shtëpinë e Lavdoshit. Do thotë Lavdoshi ma mori qeveria, do çohet edhe Vangjeli do thotë ja shiko kështu ja marr qeveria.
lol
Ja, ki është populli inë...
Ky cdo gje e parapergatit...
Lot. Prandaj vazhdojme dhe e votojme.
Boss eshte z.Edi.... shqiperine e pastroi nga plehrat...e ka ndertuar kudo...me qytetaret eshte i dashur te gjithe e duan dhe e Respektojne.....vetem se do Zoti rine aty dhe kure nuk largohet nga detyra qe ka si Kryeminister se pastaj e mori lumi shqiperine .....se zbersin kelyshet hehehe ata cakejnte qe pellasin nga kati i tete.... Uroime z. Edi te dhente Zoti shendet se mende ke dhe per Evropen...se kudo je njeriu me i Respektuar..atyre mbeturinave futju gishtin ....
Sa shou ben kryemin istri yne,kur te gjithe e dine se me pronat eshte bere baterdia,i kane vjedhur ata qe kane pushtet, sidomos ne Himare e Dhermi. Beni aplikime -thote kryeministri. Po ku ti besh?Askush nuk te pergjigjet. Aplikimet onlajn u bene qellimisht qe pronari i vertete te mos e marre kurre pronen e tij. Kete grabitje pronash e tregojne emisionet investigative cdo mbremje.
I marr unë certifikatat për të gjithë. Mos te mundohet njeri te vejë atje. Flasim pastaj kur ti marr
Te falte zoti KM. Krenar per te! Ca thote Micua I Taqit? Pa Beun turk Fred Loders per extremin antishqiptar s' kane pse e pyesin!
SPAK dhe BkH duhet te interesohen per kete rast!
Vazhdo Cubi se këtë do populli të punoni pa pushim. Po domosdo edhe do bësh shaka e ke me hak.
Bravo km Rama! Punet e mira me rradhe
Sa u pagua ky "njeriu i Lavdoshit" per kete teatrin? Ka blere nje sufllaqe te pakten. Sa per realitetin, ne kete administrate nuk merrret dot nje dokument i thjeshte pa mik e pa leke, qe ke cdo te drejte ligjore ta marresh. Po vazhdo me shfaqjen fallco o hajdut te argetosh pak turmen per mandatin e katert qe te zhvatesh popullin ca me teper e te sigurosh sternipin e Zahos.
@ , mos ha mut shumë , ler edhe ca për nesër .
S’ke faj qe nuk e beson , se je akoma ne kohen e sali zombit qe futi korrupsionin ne cdo qelize shteterore e administrative dhe tani vajtoni se ju mbeten xhepat bosh ne opozite!
Rama si dikur kur Beu i fshatit ju jepte fshatareve nga nje ngaster per t’i pasur si bujkrober.
Po ç'nevoje ka qe te shkoje vete "kokeministri" e te shperndaje pronat? A nuk ka pune te tjera me te rendesishme? Apo edhe kjo hyn ne filmin qe s'dihet kur mbaron? Nuk ka nevoje per kryetar bashkie ne Himare. Vazhdon ta beje vete "kokeministri".
Pjesë testrale ne dy aktore. Do të çfaqet në shumë qytete të Shqipëriséë.