Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me banorët e Himarës.
Në nisje të fjalës së tij, Rama u ndal te problemet me pronat ku tha se asnjë oligark nuk ka marrë asnjë pronë pa miratimin e pronarëve.
“Janë bërë shumë paudhësi me AMTP, dhe kjo ka penguar edhe vetë regjistrimin e shtëpive të trashëguara të cilat kanë qenë aty dhe janë aty. Këtu pastaj është shtuar edhe një tjetër shtresë poshtërsie propagandistike, sikur kjo bëhet për t’i marrë pronat banorëve dhe trashëgimtarëve dhe për t’i dhënë të ashtëquajturëve oligarkë.
Ju e dini sepse jetoni këtu, që e para nuk ka asnjë metër katror nga Llogaraja deri në Ksamil, që të jetë marrë një pronari legjitim dhe t’i jetë dhënë dikujt tjetër nga shteti.
Por ka patjetër situata të rënda që janë zhvilluar në vitet para se në vinim ne në qeveri ku me AMTP është bërë një lojë e ndyrë, ku janë shfaqur si pronar individë të lidhur me pushtetin e atëhershëm që i kanë vënë trashëgimtarët para një zgjedhje që ose të shesin pronën e tyre, dhe që edhe po nuk e shite nuk ke për ta gëzuar etj.
Kush thotë që janë marrë pronat e himariotëve dhe i kanë kaluar dikujt tjetër pa miratimin, thotë një gënjeshtër shumë të madhe”, tha Rama.
Sipas Ramës, probleme me pronat në Himarë ka pasur në pushtetin e dikurshëm. Ai tha se si kryeministër do të bëjë të pamundurën që banorët në Himarë, por edhe në çdo zonë të Shqipërisë, të gëzojnë pronën e tyre.
“Do bëj të pamundurën, njësoj si për Tropojën, Himarën, Thethin, Malësinë e Madhe, Kukësin dhe Sarandën për çështjen e pronësisë. Kjo çështje ka të bëjë me regjistrimin e pronave pas ndryshimit të sistemit, në shumë zona nuk është pranuar ligji 7501. Ka propagandë sikur ne duam të marrim prona të banorëve për t’ua dhënë të ashtuquajturve oligarkë. Nuk ka asnjë qëllim apo prapamendim për Himarën. Nuk ka asnjë rast që toka t’i jetë marrë një pronari nga shteti”, theksoi Rama.
"Sot, pronat shiten nga pronarët apo trashëgimtarët, shpesh 3-4 herë më shumë se në Korfuz”, shtoi Rama.
hahaha, gjigand eshte debili
Ik ore qelbesire,ik ore zhgenjim i ketij populli!Rrofte Arlin Qori kryeministri i ardheshem i shqiperise i pakorruptueshmi,ai qe do perpiqet per popullin e ndershem shqiptar!Shqiptare mos ju jepni voten maskarenjve te politikes 34 vjecare!Shpetoni vendin prej ketyre maskarenjve!
Shikon punen jo gunen
Keta i ka vra i madhi Zot, po thjesht jan kufoma, Zoti i djeget per se gjalli.me galeri ne franc e me pallate ne tiran, ps-pd jan bashk dhe populli po eliminohet ne te gjitha menyrat, ju pershendes,, gjith shqiperaret ku do qe jan