
Shqipëria është duke prodhuar prototimin e makinës së blinduar ushtarake që do të prezantohet në Panairin e Parisit pas 3 javësh.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
“Së bashku me kompaninë e saj #TIMAK, Arjeta po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, #MadeInAlbania. Jam shumë i lumtur që Qendra jonë e Inovacionit i është bashkuar kësaj iniciative të bukur. Besimplotë që pas 3 javësh, në Paris, në panairin #Eurosatory ne do të prezantojmë me sukses këtë produkt shqiptar. Shumëkush mund të pyesë se si ka mundësi që një ekip me 75% vajza të reja, arrin të eksportojë makina në 20 shtete të botës dhe madje të guxojë të hyjë pa drojë në tregun e industrisë ushtarake. Për të gjetur çelësin e suksesit, po ju tregoj çfarë më tha Arjeta gjatë vizitës time te TIMAK. “Më mori dikush në telefon nga Izraeli. Ishte shqiptare dhe kishte parë një ambulancë izraelite Made in Albania dhe ishte çuditur. Më ndodh shpesh që takoj njerëz që çuditen me ne. Ndërsa unë çuditem me çudinë e tyre,”-më tha ajo”.
Ministri Peleshi thekson se Shqipëria i ka kapacitet prodhuese në inovacion.
“Për të hedhur hapin drejt botës së zhvilluar, së pari duhet të kapërcejmë kompleksin tonë të inferioritetit intelektual. Po, Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë, të patentojë. Mbi 4000 PhD shqiptarë të diasporës janë ofruar për të kontribuuar në Shqipëri, më thanë përfaqësuesit e AADF. I kemi të gjitha! Ka ardhur koha të guxojmë edhe në inovacion”.
Jepet lajm për makinën por jo për industrinë e prodhimit të pjesëve. Kjo tregon që në të vërtetë ne nuk prodhojmē vetē makina, por montojmë pjesë tē blera andej-këndej. Nuk duket serioze njē qasje e tillē ndaj të vërtetë. 75 % vajza prodhuakan makina të blinduara!!!....
Mos ekspozoni shume Traktoret e Lushnjes se do ofendohen Talibanet. Aha, si ajo raketa Made in albania, lol..
Edhe montimi gje e mire eshte ...ku e shikon moseriozitetin ti ??
Hekurat e gardhit ia kam te salduara me bukur se kjo "makina".
Niko, edhe djegsat si mrekulli i reklamuat, por e shikon vete si perfunduan.
Ah mor Pelesh me kujtove dushin me korent qe vendosem te vinim nga fundi i viteve 80. Ishim shume te lumtur qe nuk do laheshim me me ate me vajguri.
Jo prodhohen makina shqiptare… por arredohen automjetet sipas funksioneve qe kryhen.. te prodhosh makina eshte tjeter gje… kjo qe thoni ju eshte thjesht mobileri per automjete … o minister Lej Fen…!!!
Nuk thone kot qe historia perseritet. Njesoj si traktori kineze i Mehmet Shehut ashtu edhe automjeti i blinduar i tavarish Peleshit po pret te bej debutimin e pare
Mua me çudit çudi peleshiane s’ka pse çuditet kush kemi makina te blinduara dhe killera profesionist qe sfidojne cdo lloj blindi. Ushtria s’na duhet gje fare, ne s’bejne lufte me te huajt vetem me veten tone.
I Ben uzina sekrete ne korce
I Ben uzina sekrete ne korce
Na rrufsh koqet me lesh o pelesh, po timak vetem i modifukon makinat ekzistuese. Ne sjemi aq idiote sa patronazhistet qe te besojm.
Super dizajn pavaresisht komenteve. Keshtu kane filluar te gjithe. Gjen nje dizajner profesional, hulumton trendin e tregut, ben prototipin dhe fillon te hysh ne treg. Ne Shqiperi ke Mercedesin ( per bus) qe prodhon pjeset elektrike. Po keshtu ..mgjths me siguri I dini dhe sa emra te tjere kane hapur fabrikat e pjeseve. Peleshi nxiton qe ta promovoje dhe mire bën qe te rikthehet interesi per prodhim ne Shqiperi. Qe eshte me I rendesishmi ne rimekembjen ekonomike. Keta politikanet e gjitha ngjyrave "tallen" me njerezit per shkak te varferise politike. Po nese rimekembet ekonomia, dhe TIMAK eshte ogur I mire ne kete drejtim, politikanet skane ku te mbyten pastaj. Nejse bravo super dizajn- profesional . Do zoti kjo garde te rinjsh te shkolluar ne shkolla me shume reputacion kthehen dhe angazhohen ne "made in Albana"