PD: Plani 208 mln €, 61 bashki nuk realizuan investimet

24 Maj 2024, 14:57Politika TEMA

PD: Plani 208 mln €, 61 bashki nuk realizuan investimet

Sekretarja për pushtetin vendor dhe decentralizimin në PD, Alfrida Marku shprehet se 55‭%‭ ‬e‭ investimeve‭ ‬kapitale,‭ ‬me‭ ‬ vlerë‭ ‬208‭ ‬milion‭ ‬euro,‭ ‬të planifikuara për t’u zbatuar përgjatë vitit 2023 në 61 Bashkitë në vendin tonë, nuk janë realizuar, duke mbartur fondet nga njëri vit‭‭ ‬buxhetor‭ ‬në‭ ‬tjetrin.

Në një deklaratë për mediat, Marku tha se sot, që jemi në fund të muajit të pestë të vitit buxhetor, në pjesën më të madhe‭ ‬të‭ ‬bashkive‭ ‬nuk‭ ‬ka‭ ‬asnjë‭ ‬gjurmë‭ ‬të‭ ‬investimeve‭ ‬të prapambetura apo edhe investimeve të reja të parashikuara. Kjo sipas saj, ndikon në përkeqësimin e shërbimeve dhe mungesën e investimeve.

'Qytetarët shqiptarë, paguajnë çdo vit më shumë taksa e tarifa vendore, për t’u përballur çdo ditë me mungesën e shërbimeve dhe investimeve. Ky është modeli i qeverisjes në Bashkitë në vendin tonë, për shkak të keqmenaxhimit dhe abuzimeve, që ka 
në fokus llogaritë politike dhe jo interesin publik.


55‭%‭ ‬ e‭ ‬ investimeve‭ ‬ kapitale,‭ ‬me‭ ‬ ‭ ‬vlerë‭ ‬208‭ ‬milion‭ ‬euro,‭ ‬të planifikuara për tu zbatuar përgjatë vitit 2023 në 61 Bashkitë në vendin tonë, nuk janë realizuar, duke mbartur fondet nga njëri vit‭ ‬ ‭ ‬buxhetor‭ ‬ ‭ ‬në‭ ‬ ‭ ‬tjetrin;‭ ‬ ‭ ‬duke‭ ‬ ‭ ‬shtyrë‭ ‬ ‭ ‬në‭ ‬ ‭ ‬kohë‭ ‬ ‭ ‬realizimin‭ ‬ ‭ ‬e investimeve të domosdoshme e për të cilat qytetarët kanë paguar faturën e taksave e tarifave vendore.


Sot, kur jemi në fund të muajit të pestë të vitit buxhetor, në pjesën më të 
madhe‭ ‬të‭ ‬bashkive‭ ‬nuk‭ ‬ka‭ ‬asnjë‭ ‬gjurmë‭ ‬të‭ ‬investimeve‭ ‬të prapambetura apo edhe investimeve të reja të parashikuara.

Bashkitë duhet të bëjnë transparencë dhe kanë detyrimin të japin llogari‭ ‬pse‭ ‬208‭ ‬milion‭ ‬euro‭ ‬të‭ ‬paguara‭ ‬nga‭ ‬qytetarët‭ ‬e‭ ‬61 bashkive,‭ ‬apo‭ ‬55%‭ ‬e‭ ‬ investimeve‭ ‬ kapitale‭ ‬ të‭ ‬planifikuara, 
mbahen pezull:
- paaftësi e administratës për të zbatuar projektet ?
-urdhër për të mos vepruar ndryshe ?
- apo plane për të shtyrë në kohë zbatimin e projekteve dhe 
likujdimin e tyre, sa më afër periudhës zgjedhore ?


Duke ndjekur me shqetësim gjendjen e rënduar të shërbimeve dhe mungesën e investimeve, korrupsionin që është kthyer në prioritet në Bashkitë në vend, Partia Demokratike dhe përfaqësuesit e saj ne këshillat bashkiak, garantojnë qytetarët në angazhimin gjithmonë në mbështetje të interesit‭ ‬ publik,‭ ‬duke‭ ‬ ‭ ‬denoncuar‭ ‬çdo‭ ‬rast‭ ‬abuzimi‭ ‬si‭ ‬dhe 
inkurajojmë‭ ‬autoritetet‭ ‬kompetente‭ ‬ ‭ ‬për‭ ‬të‭ ‬vënë‭ ‬para përgjegjësisë‭ ‬çdo‭ ‬ ‭ ‬funksionar‭ ‬të‭ ‬administrates‭ ‬vendore‭ apo qendrore‬,‭ ‬te zgjedhur apo emeruar, qshpërdoron autoritetin, besimin publik duke abuzuar me taksat e qytetarëve.'- tha Marku.

2 Komente

  1. K
    Ka dhe te genjyera si kjo .....

    Turp nuk ke moj perfaqesuese e Saliut, Lulit dhe Gites. Je dhe e re ne moshe! Antiperendimore.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Ulaj

      Paskan degjuar keta te PD qe ka buxhet Bashkite, kur ishin keta neper Bashki, kishte vetem rrumpalle, tribe, leket ndaheshin midis fiseve. Ne Tropoje me ka treguar dikush, nje kryeplak beri nje sterre uji per veten e tij, shkoi ne Min Bujqesise mori leket sikur e kishte bere per fshatin. Keta kane qene ku i therret qameti, ishalla nuk vijne perseri, se e kthejne Shqiperine ne hale per 2 vjet.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje