Frrok Çupi tregon planin e Berishës për t’u arratisur në ’97: Helikopteri e priti 24 orë në stadiumin ‘Qemal Stafa’, kush e ndaloi dhe si i përdori njerëzit e tij në SHIK për të mbajtur vendin nën terror

5 Janar 2023, 16:00Politika TEMA

Frrok Çupi tregon planin e Berishës për t’u arratisur

Analisti Frrok Çupi ka folur për dosjet e nxehta në SPAK dhe për shkrimet e forta të historianëve britanikë, James Pettifer dhe Miranda Vickers, në librin e tyre “Çështja Shqiptare, Riformësimi i Ballkanit”, të cilët rrëfejnë detaje të braktisjes masive të Sali Berishës në 1997 nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Çupi ka zbuluar në një intervistë për gazetën “SOT” detaje dhe për në arratisje të Berishës nga vendi. Analisti shkruan se një helikopter i dedikuar për arratisjen e Berishës ka pritur 24 orë në pistën e Stadiumit Qemal Stafa, por Berisha mbeti mes dilemave ‘të hipte apo të mos hipte’.

-Zoti Çupi, me ardhjen në krye të SPAK të Altin Dumanit, duket si kur është ngacmuar edhe "foleja e grerëzave", pasi Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet për aferën e privatizimit të ish-kompleksit "Partizanit", ku të akuzuarit kryesor janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Si ju duket kjo lëvizje dhe a rrezikohet familja "Berisha"?

Po, ka ardhur zoti Dumani në krye të Prokurorisë së SPAK, e dimë. Mirë është, sepse mjaft punë në institucionet e shtetit varen edhe nga temperamenti e nga kultura e individit. Por SPAK-u është ky që ishte.  Këtu nuk është në pyetje aftësia apo aftësia e SPAK. Këtu vijnë nëpyetje dy punë të tjera: E para, po kuptohet më mirë dhe nga afër se sa thellë i kishte shtrirë tentakulat ‘kanceri’ Berisha. Ai është një dhunues i madh dhe i korruptuar i madh sa përbindëshi. Ai ka paguar dhe vazhdon të paguajë njerëzit e Drejtësisë, por i paguan me paratë e popullit që i ka vjedhur. Dëgjoni çfarë thotë Amerika, jo çfarë thonë Zeni me Argitën. Ndodhemi para një krimi më se shekullor të kryer nga familja Berisha. Kështu që, nëse prapë SPAK do të dështojë që ta lidhë Sali Berishën me të bijtë e të shoqen dhe me ish- ministrat e tij, atëherë kuptohet se kanceri Berisha nuk e ka ndjerë ende kimioterapinë amerikane.  

E dyta, në luftën mes Shën Pjetrit dhe Dragonit, dmth mes SPAK dhe Berishës, nuk vjen në pyetje SPAK. Në pyetje vjen lufta e Amerikës kundër krimit përbindësh të kryer në Shqipëri nga Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij në vendet që nuk ia duan të mirën Shqipërisë dhe kombit tonë. Berisha bërtet sikur ‘do të falimentojë Amerika’ përballë tij. Por kjo nuk ndodh. Nuk ndodh edhe që fati i shqiptarëve që është dhunuar nga Berisha, të mbetet prapë në duar të ‘Dragoit’, dmth., në duar të Përbindëshit.

Berisha bërtet kundër Amerikës sepse e ndjen veten në tavë duke u pjekur; thjesht u bie me grusht mureve të tenxheres, pa asnjë shpresë.  Por a mbaron kjo punë për pak ditë? Jo. Kjo punë e Amerikës me Berishën e ka zanafillën para 30 vjetësh, e tash ka ardhur fundi, por nuk ndodh brenda ditës. Berisha do të ‘piqet’ në tenxhere ngadalë-ngadalë, derisa t’i tregojë me hollësi edhe bashkëpunëtorët e tij në ‘botën e keqe’ që kanë dhunuar Shqipërinë dhe kanëcenuar sigurinë në Amerikë. 20 kulla të Jamarbrit mund të ngrihen për pesë vjet, por një dosje kriminale e Berishës, që peshon tonelata, nuk mund të qepet shpejt.

-Ndërkohë le të kthehemi pas në kohë, teksa historianët britanikë, James Pettifer dhe Miranda Vickers, në librin e tyre “Çështja Shqiptare, Riformësimi i Ballkanit”, rrëfejnë se Sali Berisha rrezikonte dënimin me vdekje në 1997, por e shpëtuan ndërkombëtarët nga frika e kryengritjeve të Veriut. Keni dijeni për këtë ngjarje?

E dëgjoj shpesh që thonë se ‘historianët britanikë James Pettifer dhe Miranda Vickers’ e kështu ashtu, sikur janë në një planet tjetër. Jo, jo, të dy këta që përbëjnë një çift, kanë jetuar shumë kohë këtu në Tiranë, flasin shqip dhe e njohin shumë mirë tmerrin Berisha. Me ta kemi debatuar, kemi shkëmbyer mendime, jemi shkathtësuar ne gazetarët e Shqipërisë se si shikohen ngjarjet në mënyrë më të vërtetë, kemi mësuar prej kulturës së tyre edhe se si vëzhgohen tiranët (si Berisha) edhe në kohën kur e brohorasin turmat. Sali Berisha nga Marsi deri në Qershor 1997,  jetonte me vdekjen.

Ishte mbyllur në zyrën e tij në Presidencë, me dy kallashnikovë në duar, ditë e natë. Shpesh herë thërriste si në jerm, me sa kishte fuqi, duke u drejtuar nga Jugu: ‘Erdhën  ata, po vijnë nga Vlora, po vijnë të më vrasin!’. Në fakt, njerëz të tij të, nga SHIK, kishin hapur fjalën se ‘vlonjatët janë nisur për të vrarë Berishën në Tiranë’. Por as e bënte njeri këtë; vlonjatët thjesht jetonin jetën e tyre dhe kishin rrethuar Vlorën që njerëz të Berishës të mos mund bombardonin urat dhe të mos lejoheshin për të hyrë në Vlorë.  

Unë kam qenë në Vlorë pa ndërprerje që nga Marsi e derisa përfunduan zgjedhjet parlamentare në fund të qershorit.... Pyetja: Kujt i thoshte Berisha se ‘po vijnë nga Vlora të më vrasin?’.  Iu thoshte qindra njerëzve të armatosur nga klani dhe fisi i tij që bënin sikur e ruanin nga Vlora. Qindra njerëz kanë bërë rojë dhe kanë fjetur në zyrat e Presidentit atë kohë, duke e rrethuar Sali Berishën njësoj siç rrethohen bosët e ISIS sot nëpër shpella. Ndërsa pjesëtarët e familjes dhe nja 500 bashkëpunëtorë, i kishte pajisur me pasaporta diplomatike dhe i kishte nisur nëpër Evropë.

-A ka tentuar Perëndimi dënimin me vdekje për Berishën?

Një plan i bërë gati për arratisjen e Berishës u duk qartë atëherë. Një helikopter i dedikuar për arratisjen e Berishës ka pritur 24 orë në pistën e Stadiumit Qemal Stafa, por Berisha mbeti mes dilemave ‘të hipte apo të mos hipte’. Në fakt nuk ishin dilemat e Berishës, ishin dilemat e Perëndimit. Përderisa Berisha u konsiderua ‘i mbaruar’, vallë pse duhej strehuar në Perëndim një dhunues aq i egër i kombit shqiptar?

Perëndimi, përballë kësaj situate, dërgoi në Shqipëri 7000 forca të armatosura, në misionin e titulluar ‘Alba’, i kryesuar nga Italianët, që kishte për qëllim mbrojtjen e popullit nga forcat e Berishës. Ishin disa politikanë shqiptarë që i dhanë garanci Berishës që të qëndronte këtu dhe të mbetej në politikë; nuk ishte Perëndimi. Dhe ja ku e kemi: Një Berishë ‘të mbaruar’ por agresiv, përçarës, të korruptuar deri në fyt, rrezik për paqen dhe stabilitetin, njëkohësisht edhe një turp për popullin.  

Militantët e Berishës kanë bërë të njëjtën gjë si terroristët nëpër shpella: Aty kanë fjetur, aty kanë ngrënë, aty kanë kryer nevojat biologjike. Kur Berisha është detyruar të lërë zyrën e Presidentit, është dashur rreth tre muaj që punonjës të shërbimeve të pastrimit të mund ta lanin Selinë e Presidentit nga ndotja fiziologjike që kishin lënë militantët e Berishës, edhe pemët e oborrit binin erë urinë.  

-Pse James Pettifer dhe Miranda Vickers kanë shkruar për rrezikun e Berishës në përhapjen e terrorit në Veri të vendit?

Sepse ata bazohen në vëzhgimin e tyre tëpërditshëm, por edhe në dokumentet diplomatike angleze dhe amerikane. Berisha ka ndjekur planin që ta zhyste në përgjakje gjithë kombin shqiptar, mes veti. Qëllimi ishte që krahas luftës civile në Shqipëri ‘për shkak’ të piramidave financiare që groposën ekonominë dhe jetën e familjarëve në Shqipëri, po kjo luftë të digjte edhe Kosovën. Plani ishte që Veriu i Shqiptarëve ( ku bën pjesë edhe Kosova)  të zhytej në luftë e të harroheshin Piramidat.

Por plani ishte edhe më tej, që gjatë Luftës, shqiptarët që jetojnë nga lumi Mat deri në lumin Ibër, të bënin një shtet më vete dhe të ndahej Jugu nga trungu i atdheut. Ka një mijë prova për këtë, edhe dokumente zyrtare. Amerika i ka plot dosjet me dokumentet mbi rrezikun e Berishës. Duhet shumë kohë për t’i folur e shkruar. Berisha ka ecur ‘i sigurt’ drejt planit për të përdorur shqiptarët në Ballkan si ‘mburojë mishtore’ kundër Perëndimit; reminishencate këtij plani vihen re qartë në ditët e sotme kur Berisha edhe pse ‘i mbaruar’ po përdor garnizone foltoresh për t’u hakmarrë kundër Amerikës.

Ka bërë thirrje që shqiptarët e Kosovës të mos i bashkohen projektit të SHBA për ‘pavarësinë e Kosovës’; në Rambuje ku u ngjiz plani amerikan ai lëshoi thirrjen ‘mos e pranoni Planin’. Ka bërë të gjitha përpjekjet për të shpërthyer konfliktin mes dy forcave të armatosura në Kosovë (UÇK dhe FARK) duke sunduar që me përplasjen mes tyre të niste edhe Lufta Civile në Kosovë- njësoj si në Shqipëri nëvitin 1997; ka burgosur dhe kallëzuar te makina speciale e Millosheviçit autorët e fillimit të Luftës për Liri në Kosovë...

Por njeriu shqiptar, që ndali planet e Berishës, ishte Ibrahim Rugova, president i Kosovës. Ndërsa dorë e Berishës për realizimin e planit ogurzi ishin Idajet Hiseni i LDK dhe Adem Demaçi- një njeri i dyshimtë, i dalë nga burgjet e Jugosllavisë si një ‘Stalin i vogël’. Mbi të gjitha ishte dora e Perëndimit dhe sidomos e Amerikës që e ndaloi Berishën të kryente krimin më të madh të globit.

33 Komente

  1. D
    Dythundraku I eger prej Vicidolit.

    Te gjitha sa shkruhen jane te verteta. Lideri i harbutllekut dhe hajduterise e shkaterrimit duhet ti gjendet vendi nje here e pergjithmone.Kafsha e eger me emrin Salih i ka sjell deme vendit.Duhen nete e muaj te tere te tregohen bemat e banditit Salih.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Paro Turqiu

      Saliu e perdori drejtesine per qellimet e tija kriminale. Por po aq kriminale eshte ndertimi I kesaj drejtesie kriminale nga Argita Berisha, qe e mbushi kete drejtesi me farefis, miq e shoke te saj juriste ose jo. Edhe ajo e ka nje vend ne banken e te akuzuarve.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Himarioti

        Z. Çupi, respekt për mendimin dhe konributin tuaj në mbrojtje të çështjes kombëtare. Më mirë se askush tjetër na e keni bërë të ditur natyrën e përbindëshit Sali Berisha.

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ushtari

          Vetem nje gje nuk ke te sakte ,helikopteri nuk ishte te stadiumi Qemal Stafa ,por te Liqeni Artificial me sakte ne te majte te kopshit zoologjik . e them me saktesi se isha ushtar i gardes dhe isha per sigurine e vend ndodhjes ,

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardan

            Helikopteri i stadiumit "Qemal Stafa" ishte i pari qe u mbush me bashkepunetoret e Perbindeshit te Vicidolit, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Karxhich Berisha, ai tek Kopeshti Zoologjik ishte i dyti. Keto dite po pronotohet nje avion privat qe do ta coje familjen Berisha ne hotelet e Dubait, ku fshihet edhe kusheriri i tyre Ervis Martinaj.

            Përgjigjjuni
          2. I
            Imigranti

            Saliu eshte tradhetari me i madh, i te gjitha kohrave, i kombit shqiptar.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilaqet te bejne mire

              Haha , ky njeri ka pjerdh nga trute . Berisha rrinte gjithe kohen me dy kallashe ne dore??? Nuk eshte e lehte te mbahen DY or Frrok. Peshojne shume kallashet . Berisha sishte Rambo. Por kulmi eshte fjalia e mbylljes.” Perendimi e ndaloi Berishen te kryente KRIMIN ME TE MADH TE GLOBIT”

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sllobodanka

                Pyet Izet Haxhine o llaqe...

                Përgjigjjuni
              2. H
                Hashim Thaqi

                Adem Demaqi ka bere karrijere te dubelagjentit ne burg spiunonte Stipe Mesiqin dhe Alia Izetbegoviqin shtihej si patriot shqiptare por kishte detyr tjeter perndryshe ishte i martuar me vajzen e spiunit me te madhe shqiptare ......

                Përgjigjjuni
                1. H
                  H.h

                  Mese te verteta, madje kishte dhe me shume plane te erreta te tij....

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nuk ke cfare ban,albanistan

                    Eshte turp i madh,qe ne kete vend gjenden plehera qe mbeshtesin kete moster per interesa te ngushta edhe pse jane te ndergjegjshem se me ate nuk ka te ardhme.Nuk ke cfare bene, keshtu jane gatuar shqiptaret,ndaj kane ngelur te fundit.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shpresa

                      Sali Berishen e mbron Marreveshja Antidemokratike Rama -Berisha e 21 prillit 2008 qe u nderhy ne Kushtetuten e Republikes per t'i kthyer kryetaret e partive ne mbreter.

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Bubi Kacurrel

                      I vetmi gazetar qe e kupton shume mire dhe e pikturon shume mire me nje saktesi 100% te sakte monster Sali Berisha eshte Frok Cupi! Bravo Frok e ke qendisur nuk i heq asnje pike asnje presje!

                      Përgjigjjuni
                      1. Koco

                        Zoti Frok Cupi meriton respek e mirnjohje për shkrimet e tija plotësisht të verteta dhe me përgjegjesi si gazetar , qytetari e patriot . Lënja për një kohë kaq gjatë të vënë përpara hekurave , gjykuar , konfiskuara e dënuar këtë Qen bir qeni ndër breza , vazhdon të jetë një fatkeqësi e tradhëti kombëtare . Mjafton se cilët janë ata që i shkojnë pas tregon qartë se sa Maskarenj e të pa fytyrë e budallenj i shkojnë pas , një kompani përfitues , faqe zinjë e shumë të mefshtë e budallenj .Ditë në parë në një emisjon televiziv të monitoruar nga Rudina Xhunga e cila po invertistonte nje Emigrant i cili jetonte me dinjitet me gjithë familjen e tij prej 20 vjet në Suedi e ku gjatë intervistës u pyet për vend origjinën e tij dh ai tha se ndjeheshe krenar që ishte nga Tropoja . " shumë bukur i tha Rudina , të paskemi edhe bashkë qytetar të Sali Berishës , Cfarë mundet të na thoni për njohjen apo vlerësin tuaj për z .Berishë .? Dhe ai u përgjegj me këto fjalë : Familjarët e hershëm të Salihut janë të ardhur disa breza me parë nga një fshat i Pukës .të cilët e " Dëbuan " nga ai fshat i tyre , sepse të parët e tija " Dogjen Kishën e fshatit . Prandaj ky Sali Faqeziu e ka në Gen , në gjak , Shkatërimin , Vjedhjen , Vrasjet , pabesinë , pritat e gjithëtë zezat ." Gazetaria e vazhdon intervistën duke i bërë të ditur se Saliu me njëTabor rreth tija pretendoh të vijë përsëri në pushtet ? Ky Faqe zi i cili e veshi edhe Tropojën në Zi ,Në qoftë se vjen në pushtet vetëm ato punë qe ka bërë do dëshirojë të bëj pa asnjë ndryshim ." Shkatërimin e shtetit në 97 , Konflikte Jug - Veri , Piramidat e Fajdeve , Gërdecin , 2 1 Janarin e afera pa fund .

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Na myten

                          Çupi me gjithe gazetarin pa tru te "Sot" i shket detajit me te rendesishem dhe e tjerrin intervisten duke u marre me Vickers dhe Pettifer, e ca te tha e ca me the. "...Ishin disa politikanë shqiptarë që i dhanë garanci Berishës që të qëndronte këtu dhe të mbetej në politikë; nuk ishte Perëndimi." Nuk ishin ca por e gjitha ishte nje bande rreth Berishes te cilet u mblodhen një dite dhe amnistuan njeri-tjetrin. Çupi mos i bjer nga Kina. Kerko heqjen e amnistise se 1997 dhe aty do degjosh korin kur te filloje te kendoje ne nje zë ashtu si më 1997.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pensionisti i Porcelanit

                            Pse nuk i permend me emra krert e Partise Socilalite me Fatos Nanon e Rexhep Mejdanin qe i dhane garanci Kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Berisha qe te mos levizte nga Shqiperia.

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            Tanguli frrok

                            Cupi Cupi si Nuk te doli njeher filxhani more dite zi,e ke mbushur goj n ve pordhe se atje reale Nuk na thoni..

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fisniku i Freskut

                              Gezatareve u ka ngele filxhani ne dore se hekurat i komandojne prokuroret.

                              Përgjigjjuni
                            2. s
                              spata

                              Rrofshe o Frrok qe na ktheve mbas ne kohen e cmendur te shpellarit Sali .Keto i kemi tashme te gjitura ne memorjen e cdo shqiptari . Sa here qe del Saliu cfaqen si film ne mendjen e shqiptarve poshtersit e tijsi dhe dramat qe hoqi populli ne vitit 1997e me pas kur u rikomfirmua perseri ne pushtet .. Doja qe kjo histori te ishte mbyllur duke e ndeshkuar ose nga shqiptaret ose nga forcat politke shqiptare .Per Drejtesine s'behet fjale se ne krye te sistemit te Drejtesise ishin sherbeoret e Berishes .Berisha ,pa dyshim i udhezuar nga qarqet antishqiptare ,mesoje se e si duhej ta drejtonte e organizonte shtetit Malok .Ai ka marr nje ndihme shume cilesore nga agjentura te huaja . Kete e vertetojne prezencat e tyre ne castet me delikate te jetes se tij . Shume kujt i vjen ne mendje, se jane serbet me sherbimin sekret UDB, qe kane ndihmuar e ndihmojne, berishizmin ne Shqiperi.Nuk jane vetem keta .Ne ate kohe kemi nje situate te veshtire per ish Jugosllavine .Une e perjastoje qe ata te angazhoheshin me fatin e Berishes. Kelyshet e UDB ne i kishim brenda kembekryqe ne cdo cep te vendit qe kur drejtonte Hoxha e Alija .Ndihmen Berisha e ka marr nga dipllomacija e huaj qe e kishte ne listat e agjentures se tyre . Frroku me te drejt thote qe nje helikopter 24 ore qendronte ne gadishmeri te evakuonte jo vetem Berishen por dhe koka shume te betuara te UDB qe vepronin me kohe qysh nga koha e Hoxhes .Padyshim qe njeri nga ata ishte dhe Gazidede .Nyja lidhse e kompromentuese e agjentures se UDB ne Shqiperi . Berisha, kur mori sinjalet ,se mercenaret e tij, te mbledhur e paguar nga agjenturat e huaja u thyen ne VLore, mendoj vetem per tu arratisur .Me ndihmen e disa ushtarve, te bindur e te paguar mire nga Berisha, arriti te ekstradoje me skafe italjane familjen tek Berluskoni .Berisha qendronte i rrethuar nga trimat e Gazidedes per te marre helikopterin e ti bashkohej familjes fillimishte ne Itali e me paqs te ndiqte rrugen sic beri dhe Zogut . Frroku ta thote se i kujt shteti qe ky helikopter dhe pse ai nuk u ekstradua . Kush e ktheu urdherin . Pa dyshim dore ketu kane, disa krere te shteteve Evropjane ,qe e njihnin mire Saliun dhe sdonin ta sakrifikonin . Ndoshta eshte marre mendimi i Nanos qe sdo te pesonte fatin e nje krimineli dhe urdherri per ekstradimu anollua. Ato qe thuhen ,se e mbrojten Berishen nga frike e nje lufte Veri -Juge, jane pallavra qe skane lidhje me urrejtjen midis popullit .Populli i Jugut por dhe ai i Veriut e kishin kuptuar se armiku me i peshtire i shqiptarve qe krimineli Sali .Saliu e provokoje luften civile dhe ushtrija mercenare e tij u shpartallua brenda disa oresh ne shume qytete te jugut.Fanatiket e Berishes ,qe kembngulen te mos dorzoheshin paqesishte, u dogjen si bagetija . Plani ogurezi i Saliut nuk u realizua . Doni me per Sali Belulin dhe aventurat e cmendura te tije.Germo germo se kerme do zbuloni nga bemat e ketij antishqiptari me medaljen me kriminale te historise kombetare te popullit shqiptare . Ajo qe me bene te urrej sot, nuk eshte vetem Saliu, por gjithe ata bashkatdhetare, qe sot nuk kuptojne tragjedine ,qe po vazhdon te heqi populli shqiptare.Nuk eshte vetem Berishizmi qe po na demton por dhe menyra se si qeverisemi nga kjo fare qe mbiu mbas shpalljes se demokracise .Nuk bene vaki qe qeverite e ketyre 32 viteve demokraci nuk ndeshkojne autoret e tragjedive qe ka hequr e heq populli shqipetare .As Rama nuk premton se situata do te ndryshoje . Kete e ndjeme nga retorika pa boshte politke qe ai bene me opozitaret. Lufta per te ndeshkuar hajdutet e kriminelet, qe sot tallen me gjakun e popullit e mbushin thaset me dollare e euro, s'ka dhene asnje rezultat .Rama ka deshtuar si Saliu dhe rruga e ndryshimit duhet te vije sa me shpejte . Largimet nga vendi, i bejne nder kesaj klase politke, qe u krijon kushte per ta nenshtruar me lehte pjeset e popullit ,qe ushqehen nga tubacjonet e politkes se Berishes e Rames .

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Liria

                                Bravo "spata", i ke thene te gjitha: Berishen e mbroj marreveshja famekeqe me Edi ramen e 21 prillit 2008, qe e shnderroi Kushtetuten e republikes ne Monarki te kryetareve te aprtive. Pse Kryekriminel Berisha lufon per keun e PD-se... dhe Edushka per ate te PS?!

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bubi Kacurel

                                  Sali Berisha eshte nje "Shqiponje" grabitqare ! :) askush nuk e ka qelluar per vdekje deri me sot, ta procedojne per gjyq! Vetem akuza akuza akuza..! Fakte ka. Veprime jo..!!! Nuk e kuptoj "deshiren " "trimerine" e shqiptarit per te luftuar per liri dhe civilizim europian ! Ndoshta keto ....trimeria ect ect do te duken kur e ka marr ferra uraten e mire, dhe ne fakt e ka mar! Te mbash Berishen te pa ndeshkuar, dhe jo vetem ate por edhe nja 100 vete te tjere majtas djathtas qe kane qene ne politike dhe ne krye te shtetit tregon kur shume ngjarje kane qene krime te pastra kunder njerezimit, qytetareve te vet, eshte qe dicka i mungon shqiptareve! Pikerisht Guximi ! Duhet ta pranojme qe te gjithe te keqiat qe i kane ardhur popullit shqiptar jane elitat! Ata qe kontrollojne fatet e vendit !

                                  Përgjigjjuni
                                2. M
                                  Mal Sori.

                                  Të vraftë zoti o Izet Haxhia, sepse ti e ke njoftë heret kush ishte Sali tradhetar Berisha, dhe nuk e ke hjek siç hiqet qeni i terbuar. Më në fund, Sali kopili i Shiqeres, e zbatoj dhe rrespektoj me ty proverbin popullorë, " kalova lumin, të qifsha kalin". Ti, Izet, bashkë me vellezerit e tu në 1997-ten, ja salduat në shpindën e popullit Shqiptar, tradhetarin, horin, shkerdhaten dhe bastardin më të fëlliqur që kombi Shqiptar ka patur në historinë e vet. I mallkuar qofsh Izet Haxhia.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Komentues i perhershëm i gazetes Tema

                                    Vetem me Ibrahim Rrugoven e ke felliqur, Frrok, se ne jemi gjalle akoma , nuk eshte si ne kohen e Skenderbeut, Ismail Qemalit apo Enverit qe ishim te vegjel. Ibrahim Rrugova ka qene kunder UCK-se, kunder Rambujes dhe kur nderkombtaret e kerkonin ne Rambuje si perfaqesues te unitetit te popullit, ai u dergj nje jave ne seline e Millosheviçit ne Beograd dhe nuk dihej se ku ishte, ndersa ushtaret serb benin kerdine ne Kosove; bile edhe kur vrane Feim Aganin ne tren, ai pinte kafene me Milloshoviçin. E moren pako postale , shkoi ne Itali e pastaj ne France...Me mbrapa i propozoi Fatos Nano te vinte ne Tirane, ai vetem sa nderroi aeroplan ne Rinas dhe nuk u kthye fare. Ibrahim Rugova ishte dhe eshte baraz Sali Berisha por me nje linje "paqe" per te mbuluar bemat e tij. Pastaj edhe ne fizike dy pole te njete shtyhen, provoje me nje manjet dhe Saliu e Ibrahimi , nipi Xhafer Deves, nuk shkonin mire me njeri tjetrin...kam akoma, por kam hall se Meros po i preke Rugoven nuk e le komentin; ndoshta kot shkrova dhe çfryta vete.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Ngjashmeri me Romen antike

                                      SB do te mbahet mend si Nerone i Romes.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Monika

                                        Hahaha, Nero dogji vetem Romen, Sali Berisha dogji gjithe Shqiperine.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. S
                                        SHpresa USA.

                                        Faleminderit 1000 nere zoti Frok Cupi, per autopsine qe i beni kriminelit Berisha te cilit duhej ti ish haruar emri. Per fatin e zi te shqiptareve , ku kriminel vazhdon te qorollis, a mashtroi nje pjes te qyteareve, qe kane perfituar prej ti dhe nje pjes qe mashtrohen nga demagogjia e mashtrimet qe ben. Me mire vone se sa kurre. Ate qe sberi komshia i Ilir metes ta bej Dumani, nese nuke ndoth kjo. SHqiperia dhe shqiptaret dote hiqen si gjarper i keputer ne mes, sepse se bashku me Meten dote vazhdojne te ruajne pozitat politike dhe ekonomike te tyre , ne dem te SHqiperis dhe shqiptareve.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. U
                                          Une

                                          Nuk e dua ne burg, as te vdekur. Por keshtu sic eshte sot, i felliqur nga te gjithe, brenda dhe jashte Shqiperise. Cu kenaqa, hiqu, hiqu zvare, o zvaranik.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Ne

                                            Enverin e terhoqi zvarre LITARI. Kete bicim Sali po e terheq zvarre FJALA. C'u kenaqa. Keshtu vazhdofte!!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Eni

                                              O Frroki qe atehere Berisha qeverisi dhe 8 vjet na hoqi vizat na futi ne Nato e te beri ty drejtor fondesh apo jo......o Frrokiiii

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                SPAK

                                                Berisha eshte nje kufome tashme! Ne qe e njohim Saliun nuk habitemi se si dhe pse arriti deri ketu,keshtu ka qene gjithmone! Tani nje Afrikano Jugor kishte botuar ne facebook nje Luan qe ndiqte nje Gazelle me dicituren "jo gjithmone ai qe te ndjek eshte tifozi jot"! Shikoni tani njerezit qe paguan Saliu! Politikane , gazetare, televizione etj! Kane te njejten gjuhe! Gjuhen e Saliut! Krenare por te dhjere! Cfare lloj njerezish mban kjo Bote! Edhe Ylli Rakipin me emisionin e tij edhe Altin Goxhaj e te tjere te ngjashem! Mos harroni Griden! Shpresa e madhe SPAK dhe Amerika!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Dikush

                                                  Shen Gjergji jo shen Pjetri

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    MALOKU

                                                    ⁹Po ne vitin 2005 kush e solli perseri ne pushtet???

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      AI

                                                      Si po shkojne punet do vije Perser fatkeqsisht.....

                                                      Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje