“Gati të punoj me Ramën për zgjedhjet e 11 majit” - PL sulmon Braimllarin: Sullfaqexhi ordiner, je një kërmill lëpirës

13 Janar 2025, 15:20Politika TEMA

“Gati të punoj me Ramën për zgjedhjet e 11 majit” -

Pasi Endrit Braimllari shprehu gatishmërinë që në zgjedhjet e 11 majit të bashkohet me Partinë Socialiste, zëdhënësja e PL, Jasmira Memelli ka adresuar sulme të ashpra ndaj tij, duke e quajtur ‘sufllaqexhi’ ordiner.

Memelli thotë se Brahimllari prej një viti ka punuar kundër Partisë së Lirisë, i keqpërdorur në ekstrem nga “Rilindja” dhe Altin Dumani.

Zëdhënësja e PL i bën thirrje Brahimllarit që të dorëzojë mandatin si këshilltar Bashkiak në Tiranë, të cilin e fitoi me siglën e Partisë së Lirisë.

Postimi i plotë i Jasmira Memelli:

Një përgjigje për “sufllaqexhiun” e grupit kriminal të SPAK-ut: “21 Nëntori”! Për herë të dhjetë në pak ditë, bashkëpunëtori i regjimit dhe i SPAK-u nga 21 nëntori 2023, Endrit Brahimllari, ka shpallur largimin nga Partia e Lirisë. E vërteta është se ky “sufllaqexhi” ordiner, që gdhihej dhe ngrysej duke “u përbetuar” për besnikëri të përjetshme ndaj Ilir Metës, prej 1 viti e gjysmë nuk është më pjesë e asnjë strukture tone politike dhe as anëtar i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Shkak janë firmat e tij të paligjshme dhe të pamoralshme, si dhe marrja peng nga SPAK, bashkë me të disa afërm të tij. I kapur peng për shkak të firmave dhe veprimeve të papërgjegjshme, të parregullta dhe të pamoralshme, dhe tanimë i korruptuar deri në fyt, ky “sufllaqexhi” ordiner nga “zëri i qytetarëve” është kthyer në “një kërmill lëpirës”, në pritje për t’u kthyer në një përfitues të rëndomtë të zhvatjes së taksave të qytetarëve, a thua se “Rilindjes” nuk i mjaftojnë “sufllaqexhinjtë” e saj.

Nga një “besnik i jashtëzakonshëm” i Ilir Metës, Endrit sufllaqja tanimë është konvertuar edhe në një diversionit të ndyrë të SPAK-ut dhe të regjimit, që në bashkëpunim me të tjerë, prej një viti ka punuar kundër Partisë së Lirisë, i keqpërdorur në ekstrem nga “Rilindja” dhe Altin Dumani, siç po e dëshmon edhe vetë me zë e figurë.Duke i uruar biznesmenit më të ri Endrit Brahimllari, bashkëjetesë të suksesshme me “Prindin 1” dhe “Prindin 2”, dhe sa më shumë të ardhura në biznesin e ri fitimprurës që ka hapur me lekët që ka vjedhur, i kujtojmë se ka për detyrim të paraqitet sa më parë pranë Partisë së Lirisë dhe të japë sqarime për parregullistë me financat që na la trashëgim, si dhe të dorëzojë mandatin e Këshilltarit që nuk i përket atij.

Endriti e di shumë mirë që as në ëndrrat e tij më të bukura nuk e kishte parë të bëhej deputet dhe të kryesonte listën e këshilltarëve bashkiakë! Ndaj bën mirë të kthejë mandatin e të vazhdojë të lëpijë andej nga është nisur! Endrit të presim të na kthesh edhe financiaren, sepse kaq detyrim para Partisë së Lirisë e ke! Zyra e Financës është e hapur nga ora 08:00, në pritje që të vish të japësh sqarime! PS: Foto e Endrit sufllaqes në biznesin e ri që ka hapur!

“Gati të punoj me Ramën për zgjedhjet e 11 majit” -

9 Komente

  1. E
    Endri Shabani ( i shqetesuar )

    Ou ou drejt e ne thela ky suxhuku!! Po ne çjemi që mbajmë rradhën këtu që nga 2013 ??

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Po jane mesuar me kocka keta Kushedi thote mabse do hethin ndonje kock

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bravo

      Eshte me se normale jane te majte socialiste, nese dikush e gjykone veprimin nuk ka qene kurre i majte . Jo vetem qe duhet te bashkpunoje por te njesohen ne nje parti .

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Vodhen sa deshen kur u bene aleate ne 2013, keta te LSi ishin kampionet e vjedhjeve, maestro te gjithe Brahimllari ka mbi 5 Miljon Euro pasuri. Ky eshte testi qe e ben Monika, hedh grepin me Braimllarin, po e kapi Edi Rama, vjen balena nga mbrapa te kerkoje post. SPAKu duhget te nxjerri nje qarkore, keta te mos jene ne asnje Parti apo post drejtues per 10 vjet. Keta jane magnet per korrupsion.

        Përgjigjjuni
      2. J
        Jane socialiste ku eshte problèmi

        Ka pasur emertimin LSI levizja socialiste ....do te thote jane socialiste , ku eshte e keqja nese nje socialiste punone me nje socialiste .

        Përgjigjjuni
        1. j
          jevgu

          Cfare shikon ne rutinen e perditshme ne albanistan tashme nuk perben asnje lajm sepse cdo fallxhor do te jepte nje parashikim shume te sakte. Cfare eshte per te ardhur keq pikersisht brezi i ri qe po perdoret ne menyre sistematike nga mafia e albanistanit. Kur lexon te tilla "tacibao" e kupton menjehere se sa i pafat dhe sa i keqperdorur eshte brezi i ri dhe me keq akoma qe ky brez do te jete ne pushtet mbas 10-15 vjeteve.

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Ylli shqiptar

            Pse shan ne gjuhen shqipe, ti nuk je shqiptar. Fol or burre ne gjuhen tende amtare, se te kuptojme ne se cfare thua per albanistanin!

            Përgjigjjuni
          2. v
            vlora.vlora

            Njerez qe s kane as cipe dhe as karakter ,mund ta japin gruan si te LSI-dhe Ps pa problem fare

            Përgjigjjuni
            1. z
              zeri i arsyes

              Pyeteni nje here kete zonjen, a perdor te njejten perbuzje per Ilir Meten qe dikur i perbetohej per besnikeri Enver Hoxhes, ose per Sali Berishen qe gjithashte i betohej per besnikeri deri ne vdekje Enver Hoxhes? Se njeriu duhet te kete parime jo vetem interesa djalli e mori. A jane sufllaqexhinj Sala dhe Likja sipas kesaj zonje? Si e justifikon ajo ne mendjen e saj ndryshimin mes ketyre 3 personave?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje