Gaz Bardhi kundër Berishës: Primaret të mos kthehen në anarki për partinë

7 Shtator 2024, 17:20Politika TEMA
Gaz Bardhi kundër Berishës: Primaret të mos kthehen në

Caktimi i 12 drejtuesve politikë në Partinë Demokratike ka ndezur debatin brenda radhëve të demokratëve lidhur me procesin e primareve. Të gjithë kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës do i nënshtrohet votës së anëtarësisë, por kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi thotë se ky proces duhet të jetë i kujdesshëm, pasi mund të sjellë destabilitet për partinë.

“Ka një risk për të krijuar destabilitet të mëtejshëm në PD ndaj duhet të jetë një proces i kujdesshëm, sikundër duhet të mbajë në konsideratë nevojën që ka PD për prurje të reja jashtë strukturës së partisë.

Në parim fakti që vendoset vota e anëtarit të partisë është zhvillim shumë pozitiv, por duhet kujdes që ky proces demokratizimi brenda partisë të mos kthehet në anarki, apo në një proces që destabilizon partinë, sepse në këtë moment ne kemi nevojë për stabilitet dhe bashkimin e çdo faktori dhe anëtari të partisë në çdo degë, sikundër kemi nevojë edhe për një hapje që jo gjithmonë sigurohet përmes një procesi të brendshëm brenda partisë”, tha Bardhi në një intervistë.

Paralel me zgjedhjet brenda saj, PD e ka fokusin të reforma zgjedhore dhe kërkon rikthimin në tryezën e dialogut për të pasur një reformë  gjithëpërfshirëse. Bardhi thotë se ftesa për bashkëpunim e mazhorancës është e mirëpritur nëse ajo do të pranojë përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it:

“Nuk kam pasur kontakt me Peleshin. Asnjëherë dhe në asnjë moment grupi i PD s’ka refuzuar të diskutojë çështje që janë në interes të publikut dhe për një reformë zgjedhore kuptimplotë, siç e kërkon OSBE/ODIHR-i, kemi qenë dhe mbetemi të gatshëm për të bërë detyrën tonë në bashkëpunim me mazhorancën sepse ndryshimet në Kod kërkojnë shumicë të cilësuar.”

Mazhoranca ka kërkuar bashkëpunim edhe për Komisionin Antikorrupsion, por demokratët vijojnë ta refuzojnë:

“Për ne, nëse Rama do kishte vullnet për shtet ligjor, kjo s’ka nevojë për komision të posaçëm, mjafton që qeveria të përmbushë detyrimet. Fakti që është kthyer në shtet krimi, ku zbulojmë afera korruptive me dëme mln euro, tregojnë se komisioni i posaçëm është propaganda për zgjedhjet e ardhshme”.

Nisja e sesionit të vjeshtës e gjen opozitën me një strategji të re të aksionit të saj politik në parlament. Por qëndrimi do të varet edhe nga reagimi i mazhorancës, thotë Bardhi:

“Qëllimi jonë s’ka qenë kurrë të bllokojmë punën e parlament, por nëse mazhoranca vijon me këmbëngulje të refuzojë mundësinë për një reformë gjithëpërfshirëse dhe konkrete e të plotë zgjedhore, është në detyrën e opozitës për të reaguar me çdo formë e mjet për t’iu imponuar kësaj nevoje që nuk është thjeshtë e opozitës, por është nevojë e Shqipërisë.”

Krahas betejës në Kuvend, Bardhi thotë se vjeshta e gjen opozitën edhe në sheshe me qytetarët, me qëllim largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

12 Komente

  1. S
    Shkembi

    Plehrat e vampirit kane nis ta nuhasin rrezikun se primare eshte term mashtrues qe mbulon orekset e kukudhit te katit te tete. Nga keto primaredo dale Argita Zeni e Malltezi dhe lukunia e debileve qe presin pas deres. Ti gezoni o qorra!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardhoshja me mjekër????

      Eh!more gaz Beqiri që bën si i fortë,pas zgjedhjeve do të kap Muli me shqelma dhe do t'a bëj byçën aq të butë sa nuk do të shkoj mëndja për atë punën....

      Përgjigjjuni
      1. F
        Franci

        Mos bëni shkrime koti si Bardhi kundër Berishës. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë pasi tashmë njihet nga të gjithë që Gazmend Bardhi është një bythlëpirës i paparë.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gaz fllacka

          Gazmendja qenka bere si majmumi Hirko

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jimi

            Bardha........ motra.......

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demokrati i zhgenjyer

              O te qifte Kina te teme moj Bardha po pse c'fare kujtove ti me primare do zgjidhen si ju do qefi ju ,aty ne ate mejhane do zgjdhet ai qe do padishah Saliu e pike , fjala primare eshte hi syve e pike . Ndersa per pjesmarje neper komisione vet i bojkotoni e pastaj qani si psh reforma teritorjale tha Sallkoqja bojkot e ju.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demokrati i zhgenjyer

                O te qifte Kina te teme moj Bardha po pse c'fare kujtove ti me primare do zgjidhen si ju do qefi ju ,aty ne ate mejhane do zgjdhet ai qe do padishah Saliu e pike , fjala primare eshte hi syve e pike . Ndersa per pjesmarje neper komisione vet i bojkotoni e pastaj qani si psh reforma teritorjale tha Sallkoqja bojkot e ju.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  Cfare nuk po ben ky i gjati i ripjelljes qe te terheq opoziten ne ate te famshem komision.E ka jetika ripjellja se jane sheshit aferat e hajnave. Duhet nje fasade per propoganden e zgjedhjeve.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Murrizi

                    Kujto se do të fala Sala ty o gomar Kavaje?

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Edi

                      O bardha politikisht je i mbaruar ,puno pe ai pe del ne papafingo qe Ty po te perdor dhe perpara se ta pesosh si te tjeret futja ti ,je akoma ne kohen e duhur te dalesh nga gracias ku qe te Kane ngritur

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        drejtesia

                        Ju genjen mendja o pederast muti! Asnji qytetar i ndershem,qofte i djathte,i majte,ose asnjeanes, nuk ju del ne protesta se e dine shume mire se nuk sakrifikohet jeta per plehra! Plehrat lihen menjane se degradohen vet! Ju te gjithe si PD e berishes,jeni plehra dhe as i shkon ne mend njeriu tju votoj e tju vij pas!

                        Përgjigjjuni
                        1. Fushe

                          Thone se e keqja , e shemtuara , eshte me fat . Une nuk do ndonje statistike per kete dukuri , Po Ajo qe shikoj , ma jep kete bindje : Po , eshte me fat ( ne kete rast PS dhe E.Rama ) , sepse nje force politike me kryetar , S. Berishen dhe poshte tij G. Bardhin , Gjekmarkaj e ..., nuk mund ta votojne Njerezit normal .

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje