Gazment Bardhi reagon pas debateve me Ramën: U shpërfytyrua pasi shqetësimi për joshje dhe shantazh ndaj deputetëve ishte i vërtetë

22 Dhjetor 2022, 20:16Politika TEMA

Gazment Bardhi reagon pas debateve me Ramën: U shpërfytyrua pasi

Gazment Bardhi ka reaguar pas përplasjeve që pati në Kuvend me Kryeministrin Edi Rama.

Bardhi shkruan se shqetësimi i ngritur prej tij në Parlament ishte serioz dhe i vërtetë “prandaj solli shpërfytërimin e Kryeministrit”.

Bardhi thotë se është fakt që oligarkë dhe të fortë kanë tentuar të joshin dhe më pas shantazhuar deputetë për të siguruar vota me qëllimin votimin e Dvoranit si Gjykatës të Kushtetueses.

“Shqetësimi që ngrita sot në Parlament është shume serioz. Dhe për shkak se është i vërtetë kjo solli shpërfytyrimin e Kryeministrit, i cili prej denoncimit që bëra, kaloi ne një gjendje rrobotike, ku vetëm nxirrte fyerje teksa hapte e mbyllte shishen e ujit pavetëdijshëm.

Fakti është se oligarkët e tij, dhe të fortët që ka nën hyqëm, kane tentuar fillimisht të joshin, më pas të shantazhojne deputetë e deputete për të siguruar vota për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese. Kjo është shumë e rendë. Tregon gjendjen e shtetit dhe demokracisë kur po hyjmë në vitin e 10 të qeverisjes së Ramës.

Çfarë bënte më shumë Cosa Nostra në Itali. Ja këtë bënte. Caktonte gjykatësit e zyrtarët e lartë përmes lidhjeve politike e presionit.

Kjo është drama e këtij vendi, jo fyerjet e Ramës, apo përjashtimi im nga seanca.

Dhe, me thoni ju, si mund t’i drejtohem ndryshe, përveçse mafioz, kur ai vetë është në dijeni të plotë të këtij operacioni. Madje, bëhet nën kujdesin e posaçëm të Kryeministrit, siç ai ka qef ti emërtojë eventet”-shkruan Bardhi.

5 Komente

  1. D
    Dauti ta fut......

    BRAVO BARDHA E BERE DETYREN TANI SHKO TE THYESH NDONJE KARE.....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klevi jam kerrici i Faros

      S ka faj Bardhoshja qe u nevrikos sot ne Parlament, eshte ne hall te madh se nuk e ka ngrene Palloshin per sot qe te qetesohet.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berti

        Po mire more dakord, po thua qe disa oligarke po perpiqen te shantazhojne deputete qe te votojne Dvoranin. Ok, a mund te na e vertetosh kete ? Keshtu do te vazhdojne akoma politikanet tone duke hedhur akuza shume te renda pa e vrare mendjen per te paraqitur fakte. Bardhi eshte njelloj sikur te thuash qe ti je i lidhur me nje mashkull pa patur asnje prove ! Do ta pranoje ti kete ???

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Yp osman

          Gazi eshte ritur cmimi i bythes ne greqi se eshte ritur nafta shko ne greqi bjeri farfalles 50 euro ora.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vëzhguesi

            Kjo Bardha e Kavajës , sikur ka dalë nga binarët qysh kur Luli nuk i rri më afër . Mjekrën e ka lënë për tu dukur si i fortë , po nuk i bën efekt se e tradhëton zëri që e ka të butë . Kërkon të matet me hijen e mëngjesit.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje