Gjikondi: Shqipëria ka ecur përpara, por PS kishte mundësi të përkrahte figura më me integritet kombëtar

19 Qershor 2025, 20:32Politika TEMA
Gjikondi: Shqipëria ka ecur përpara, por PS kishte mundësi

Partia Socialiste organizoi sot në selinë rozë festën e 34 vjetorit të krijimit.

Juristja Brizida Gjikondi në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se Partia Socialiste ka treguar që është e organizuar.

Megjithatë në qëndrimin e saj, theksoi se kishte mundësi që të bënte pjesë të saj figura më me integritet kombëtar.

“PS vërtet është shkëputur nga partia e punës, por ngrehinën e saj, mënyrën se si funksionon, ka ruajtur po ato struktura, flas për filozofinë. E ka të ndërtuar në mënyrë të detajuar, gjë që nuk e ka PD apo partitë e tjera. Sa për frymën, nuk mendoj që ka frymë në PS, shoh që ka më shumë njerëz që i bashkojnë interesat. Janë pjesë e strategjisë për të futur Shqipërinë në BE, për ta mbajtur si kartë personale. Edhe zoti Klosi mendoj që nuk merret me intriga, dhe po ashtu që nuk kundërshton. Pasi është Rama që bën bashkë njerëz që nuk kanë të njëjtën frymë. Unë them që me përmbajtjen janë dobët. Shqipëria ka ecur përpara me formën dhe qasjen,  me motivimin moralisht dhe shpirtërisht, por mendoj që PS kishte mundësi që të përkrahte figura me integritet dhe me moral më kombëtar. Shoh që janë njerëz që janë pjesë e atij stafi sa kohë janë të heshtur dhe të bindur”, tha ndër të tjera ajo.

8 Komente

  1. L
    Labi Lekdushi.

    Më siguri e keni fjalën për vete, zonjë, sepse herë - herë përpiqeni ta helmoni përparimin e kësaj partie. Të paktën në një ditë festë mund t'a kursenit egoizmin tuaj. Sigurisht integriteti i të zgjedhurve fitohet, sepse edhe "senatoret" e saj dikur nuk kishin edhe aq kulturë, me përjashtime të rralla.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Zonja Gjikondi , po si eshte e mundur qe te dilni ne perfundime duke mos I njohur deputetet e rinj per integritetin e tyre ? A e mban mend kur ishe ne strukturat e LSI , çfar gatuat ? Kush je ti per te vene ne dyshim integritetin e personave te zgjedhur ? PS eshte nje parti qe I ndryshoi , pamjen , ndertimin dhe dinjitetin çdo shqiptari dhe ate tuain, prandaj mos u mundoni shume se ti je askushi per te analizuar .

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        Mara, respekte. E para, dikush te ka vjedhur emrin dhe shkruan ne emrin tend sikur ti je anëtare e Vetevendosjes se Albin Kurtit. Ti nuk je, por ai qe te ka vjedhur emrin është. E dyta, lexojnë me kujdes kete Gjikondin, dhe jo vetëm ti. PS-ne dhe Shqipërinë nuk e ndihmojne hosanatë per Edi Ramën sikur është i derguari i Zotit mbi toke. Edi Rama është thjesht nje njeri me të mirat dhe te keqiat e tij. Nuk është as Skender EU dhe as Krishti. Ka bere punë, ka patur suksese por ka edhe plot te meta, duke filluar qe nga me e thjeshta qe është arroganca e theksuar, dhe deri tek ato që ja numuroi kjo Gjikondi me saktesi. Sa per dijeni, pyetjet "kush je ti që te me kritkosh mua" jane shprehje injorantesh. Kush duhet te jetë kjo qe te kritikojë Edi Ramën? E derguara e dytë e Zotit ne Tokë. Ajo është zonja Gjikondi dhe ka te drejtën e saj te kritikojë sa te dojë. Po t'i kush je qe kerkon te na mbyllësh gojën neve qe kritikojme Ramën? Ti po na flet njesoj si dikur ata komunistet e flakte "si guxon ti more te kritikosh Partine dhe Shokun Enver". Kemi edhe sot dumbabistet e Saliut qe te vrasin po shave Saliun. Do beheshin edhe ti dumbabiste e Ramës? Ne nuk e krahasojme Ramën me Saliun. Askush, madje as Ilir Meta nuk krahasohet me Saliun. Por mos na e beni Ramën si ç'kane myslimanët profetin Muhamet, qe po shave Muhametin, sikur u ke bere kiametin. Nuk e ke baba Ramën dreqi e mori. Kryeminister është. Sot është nesër s'eshte. Apo fle me foton e Ramës tek koka? Ato që tha Gjikondi, Rama i ka. T'i mbajë ato. Edhe ka punuar dhe I ka bere mire disa gjera, por edhe u ka bere mutin disa te tjerave. Shqipëria nuk është.nje hotel I madh turistesh. Rinia ikin se nuk do punojnë sportelistë, recepsioniste, kuzhinjerë, banakierë, kamarjere, pastries, apo per te mbledhur lekët e shezllonave. Prandaj ikin, per punera dhe paga me të mira. Ti Mara pse je emigrante ne Itali? Ç'kerkon ne Itali ti? Po unë pse emigrova ne Angli? Pse nuk kthehem ne Shqipëri "ne kete Zvicer bregdetare, ne kete Maldive te Europes, ne kete Amerikë te Ballkanit, ne kete parajse mbi tokë, në ....", lere se mora kot. Pra e dashur Mara, edhe vetë Zoti pranon kritika, e jo më Rama, qe nuk është as sa gjysma e babait te vet, ndjesë pastë, qe ka qenë nje nga njerezit me të nderuar te Shqiperisë. Rama natyrisht si arrogant qe është as ka t'ja vershellyer fare ketyre qe tha Gjikondi, por kjo nuk do te thotë qe Gjikondi është gabim.

        Përgjigjjuni
      2. i
        iriqi

        "...mendoj që PS kishte mundësi që të përkrahte figura me integritet dhe me moral më kombëtar. Shoh që janë njerëz që janë pjesë e atij stafi sa kohë janë të heshtur dhe të bindur”... Partia Socialiste e lindur më 9 qershor dhe jo më 19, ka humbur busullën e saj. Dikur partia e profesorëve, sot është partia e askushëve. E tipave Milla apo neomalësorja! Që i zgjedh sulltani i Surrrelit, që ndër të tjera mburret se nuk është socialist i mirë. Për mua ai bile nuk është fare socialist, por një sharlatan me shumë flamurë, skizofren narcistik. Megjithatë ndryshe nga Berisha i çmëndur që e ktheu Shqipërinë në "tokë të djegur, Rama po e kthen në një bujtinë gjigande. Ka një farë paqeje dhe normalizimi në jetën e vendit. Por mjerë të varfërit dhe pensionistët. Në një vend me çmimet si Europa dhe rrogat si Afrika. Po nuk u tregove i zoti, i të 99-tave, pa din e iman, përfundon në fund të pusit. Kjo është Shqipëria "demokratike" sot.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          Zonja Gjikondi analizon PD dhe në këtë rast PS duke i konsideruar parti politike, kur si njëra dhe tjetra janë dy stane dhënësh që ushqehen dhe marrin frymë sipas dëshirës së bariut që i udhëheq. Në demokraci për partitë politike, jetën e tyre, flitet vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve, pjesën tjetër të kohës e zë jeta shoqërore publike. Shtypi është në nivelin e shërbëtorit të fëlliqur, si për njërën dhe tjetrën parti, askush nuk kujdeset të afrojë specialist fushe për t'i marrë mendim nëpër studio, por analizën për jetën shoqërore ja kanë besuar disa sharlatanëve partiak të cilët janë megafonë të propagandës partiake dhe nuk kanë pikën e lidhjes me të vërtetën.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Kjo Gjikondi eshte nje nga ato qe kaloi me Lesh e Line e Metes ne fillimet e asaj bande, se vetem parti nuk mund ti thuash, pra hedh bythen andej ketej dhe u ben morale te tjerve. Eshte teper cinike dhe leh per te marr ndonje gje per vete.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dhimbia e madhe Popull!

              Urime dhe jetegjatesi Partise ne PUSHTET...(populli zgjedhur)-po...JO si eshte-katandis PARTIA* qe fatkeqesisht mban Ate emer-Ajo-*vetem SOCIALISTE*-nuk eshte..*FATKEQESI kjo!(keqardhie.)-*Shikoni c'beni-gjoja*RINOVIM*... **Me Atdheun-per Atdheun*-Dhimibia e Madhe POPULL!... ***Lavdi *Kongresit te Lushnjes sa*20 Qershor-TIRANA- KRYEQYTET... Vo.-FESTONi *20 Qershorin*ate ngjarie Historike-sa*TIRANA-Kryeqytet*bere ate-20QERSHOR 1920 ! Me Torontos-krah- Org.*Veterane e Pasardhes*-Ju UROJME- MBRODHESI-Atdheut qe DREJTONI!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dhimbia e Madhe Popull!

                Pse o te uruar nuk ma botoni Komentin ...*Dhimbie e Madhe POPULL!*

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje