Gjykata Kushtetuese njoftoi të martën se i gjeti të pabazuara kërkesat e një grupi prej 7 partish politike, për të shfuqizuar dy nene të Kodit Zgjedhor dhe shfuqizuar nenin 64 të Kushtetutës që rregullon zgjedhjet dhe votën parapëlqyese.
“Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi me shumicë votash: Rrëzimin e kërkesës”, thuhet në njoftimin e vendimit. Në njoftim bëhet me dije se në njërwn prej pikave, gjykata nuk arriti shumicë dhe trupa u nda.
Një grup partish të vogla, një organizatë dhe katër individë iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të rrëzuar disa pika të Kodit Zgjedhor. Ata ngritën pretendimin se neni 67, pika 1 e Kodit Zgjedhor i detyron subjektet të paraqesin dy lista shumëemërore, një me renditje të fiksuar dhe një me kandidatë që i nënshtrohen votimit parapëlqyes duke cënuar nenin 64 të Kushtetutës, konkretisht, pikën që iu jep zgjedhësve të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët.
Por Gjykata arsyetoi se ky kërkim ishte i pabazuar, pasi e drejta e zgjedhësve nuk cënohej ndërsa pretendimet kishin të bënin me me rezultatet e votimit dhe shpërndarjen e mandateve. Gjykata interpretoi se Kushtetuta ia kishte lënë në dorë ligjvënësit, masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes.
“Bazuar po në këtë premisë, Gjykata nuk konstatoi as cenim të parimit të barazisë përpara ligjit si për partitë politike, ashtu dhe për organizatat dhe individët në dy aspektet e mësipërme, të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur,” thuhet në njoftim.
Njëlloj Gjykata gjeti të pabazuar edhe pretendimin për shfuqizim të pikës dy të nenit 67 në lidhje me llogaritjen e kandidatëve nga lista e fiksuar në varësi të presjes dhjetore më të vogël apo më të madhe se 0.5.
Ndërkohë, sa i përket “pretendimit të kërkuesve për procedurën e miratimit të ligjit, Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2 të Kushtetutës”, thuhet në njoftim. Gjykata po ashtu rrëzoi kërkesën për shfuqizim të nenit 64 të Kushtetutës, duke arsyetuar se nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues. “Gjykata ka juridiksion të kufizuar vetëm për kontrollin e respektimit të procedurës së parashikuar nga Kushtetuta, çka nuk është pretenduar nga kërkuesit,” thuhet në njoftimin e vendimit.
Normale vegël e qeverisë dhe Saliut që në bashkëpunim me njeri tjetrin vendosin kukullat e tyre per deputetë
Pra për kë do votojmë ne o Gjykata Kushtetuese? P.Sh unë dua të votoj për Kandidatin e Pd të zonës time dhe për PS si parti. A din gjë ti gjykatë kush është kandidati?! Kur të mblidhen votat në rast se kandidati i partisë time nuk e thyhen harësin që ti Gjykatë e kishe ndaluar më parë, kujt i kalojnë votat?! Sali halesë dhe edi bythqirit?!
Siç e ke vene ( Shkerdheni ) po ( shkerdhat je .
Nuk me duket normal ky idil I drejtesise me dy bordellot e medha politike qe po mbajne peng vendin.
Gjykatea esht vegel e ramut mjellit dhe sali gerrdecit pik
Po mirë, mo, bëni koalicion mes jush për zonat që synoni dhe mos e shpallni dhe do ta shihni sa vështirë do ta kini. Zgjedhjet janë dhe njëfar problemi matematikor; zgjidhni më të votuarit mes jush dhe po qetë aq të shpërndarë sa nuk arrini pragun, as në listat e hapura e as në ato të mbyllurat, atëhere, piquni, kooperouni me të ngjashmit, afroni militantë që u përkrahin, përpunoini idetë, që të jenë sa më realiste, pak më larg populizmit, që të bëheni më të besueshëm dhe më të qetë në qendrimet publike dhe atëhere hyni në ndeshje. Aktet e kualicionit bëini tani, me hollësi, për pas zgjedhjeve. Po nuk ndërtuat që tani strategji përfaqësuese vështirë do ta keni. Po a bashkoheni dot tani, për të përfituar dikush nga ju nesër? Vështirë do ta keni, or djem. Pushteti është si shata, tërheq nga vetja, nuk punon si lopata, që jep prej vehtes. Merreni qetë; ky është sistemi që kemi vendosur të jetojmë dhe se kini njohur për të tillë: i egër, i rreptë, fshikullues, përherë me më të madhin e më të fortin. Gjithsesi, suksese.