Gonxhja: Reforma “Për shërbimet”, nxitje për biznesin dhe integrimin në BE

19 Qershor 2025, 18:44Politika TEMA
Gonxhja: Reforma “Për shërbimet”, nxitje për biznesin

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Olta Manjani mori pjesë sot në sesionin informues me sektorin privat mbi reformimin e Ligjit “Për Shërbimet” dhe përafrimin me Direktivën e Shërbimeve të BE-së.

Siç njoftoi ministri Blendi Gonxhja, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale “reforma është një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian dhe një instrument kyç për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, sidomos për uljen e barrës administrative për të bërë biznes në Shqipëri”.

“Konsultimi me grupet e interesit do të vijojë, si një nga shtyllat më të rëndësishme për një reformë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Bashkëbisedimi me sektorin privat dhe aktorët relevantë është thelbësor për suksesin e këtij procesi”, theksoi Gonxhja.

Gonxhja falënderoi “ekspertët e përfshirë dhe për bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë të projektit GIZ SANECA”.

1 Komente

  1. N
    Nje banor i njesise bashkiake 7

    Gonxhe, lerini llafet por regulloni pensionet dhe ujin 24 ore ??? Jemi ne qender te Tiranes dhe tre ore uje ne dite kemi , nuk kemi te frskohemi nga vapa te pervelon uji i depozitave maje TARACES ? Kur te ndegjosh ndonje dite te shembet taraca nga Pesha se njrezit qe kane zbrit nga malet kane tahma te vene depozita 1000 litershe une qe e kam mbi koke dhe mendoj per peshen e kam 500 litra nuk ke ku ankohesh asnje sta qan hallin jane te koruptuar te gjithe qe nga njsite bashkiake te lagjeve ? Mua me kap njsia 7-te nje polici bashkiake keni per gjithe Tiranen ??? Sic e shikon populli perplaset me shume probleme , ju kemi degjuar se do te vini administrator per ambjentet e perbashketa , si do ja beni me tere ato shtesa qe jane bere sejcili per qef te vete , kane vene dhe gardhe i kane bere prone te tyre as duan tja dine ? Po te dilni per kontroll do te shifni llahtar me sy e ju mbureni per reforma ? Eshte shndruar njeriu ne kafshe as mendon per komshiun se e demton ? Ne dukej jane me diplloma mburen se kane blere doktoraturat kane zene vende pune te rehateshme dhe e hedhin perpjete njeres injorant ? A jeni te zot ti regulloni keto gjera , pas 90-tes u prish. Regulli???? Boll duruam !!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje