Në deklaratën përmbyllëse të përbashkët, u theksua angazhimi i palëkundur i Shqipërisë ndaj procesit të integrimit evropian, i cilësuar si një shtysë thelbësore për zhvillimin e vendit. Komiteti vlerësoi gjithashtu faktin se Shqipëria, si vendi i parë kandidat që ka nisur negociatat me metodologjinë e re të zgjerimit, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në zbatimin e reformave kyçe.
Mbledhja u bashkëkryesua nga Marco Tarquinio, në emër të Parlamentit Evropian dhe Toni Gogu, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, duke ofruar një platformë të rëndësishme për dialog konstruktiv ndërmjet delegacioneve të të gjitha forcave politike.
Roli i Kuvendit të Shqipërisë në përshpejtimin e këtyre reformave u konsiderua thelbësor, ndërsa u nënvizua domosdoshmëria e mbështetjes së vazhdueshme nga BE-ja në këtë proces. Komiteti përshëndeti gjithashtu përputhshmërinë e plotë të Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, sidomos në përballjen me sfidat globale dhe në forcimin e stabilitetit rajonal përmes nismave si Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Procesi i Berlinit.
Mbledhja e ardhshme e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri pritet të zhvillohet në Tiranë, gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.
Qente dhe bucet e PD lehe e lehe, por sic duket vetem Beu I dhjere I progonatit I degjoi. Si thote populli:qente Le te lehin, karvani shkon perpara. Me ben pershtypje, si eshte e mundur qe bucja Tabakhones drejton komisionin E integrimit. Ju lutem, Mos e perserisni kete gabim ne te ardhmen.
Delegacioni shqipetar ne Strasbourg Po lë nam. Është ndare ne dy pjesë. Nje palë jane per mosintegrim në BE. Delegatët qe ka çuar BE po e nxijne Shqipërinë. Ndersa delegatët qe perfaqesojne PS u munduan te tregojne progresin qe ka bere Shqipëria drejt BE. Europianet jane shtangur se si dy palë shqipetare po zihen ne Strasbourg me njera tjetrën, dhe Europa bën sehir. Dhe ju thoni se Sali Berisha nuk ka më fuqi si person.