Grida Duma konfirmon lajmin e gazetës TemA, zyrtarizon lënien e mandatit të deputetes

8 Nëntor 2022, 10:36Politika TEMA

Grida Duma konfirmon lajmin e gazetës TemA, zyrtarizon lënien e

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një deklaratë për mediat ka konfirmuar largimin e saj nga politika, duke lënë mandatin e deputetes.

“Sot kam dorëzuar në Komisionin e Mandateve kërkesën për lënien e mandatit.

Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni i vetëm që mund të përgjigjem.

Më e thjeshta për mua do të ishte të kisha qëndruar, të prisja mos ndodhnin dështimet”, tha Duma.

Gazeta TemA lajmëroi ekskluzivisht një ditë më parë, se Duma do linte mandatin e deputetes.

Ajo pritet të drejtojë një emision politik në Top Channel.

 

1 Komente

  1. P
    Populli

    Si na e bere kete moj Grida se na preve oreksin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje