“Hashim Thaçin e kanë vrarë”, Klosi zbulon të pathëna nga lufta e UÇK: Si na erdhi lajmi

16 Tetor 2025, 23:07Politika TEMA
“Hashim Thaçin e kanë vrarë”, Klosi zbulon të

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi teksa komentonte debatin Rama-Kurti për protestën pro UÇK-së që do të zhvillohet nesër në Tiranë, zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN edhe disa të pathëna nga betejat e UÇK-së.

Klosi rrëfeu se në një nga tentativat e Hashim Thaçit për të adhur në Shqipëri gjatë luftës, SHIK-u mori informacione se komandati kishte mbetur i vrarë në përpjekjen për të kaluar kufirin, i cili kontrollohej nga forcat serbe.

“Unë se di ça ka ndodhur në një qytetet, në këtë datë, në atë datë. Unë kam opinionet e mia për ata njerëz që kam bashkëpunuar me ta. I kam adhuruar madje në një farë mënyrë sepse po sakrifikonin veten. E di mirë që po sakrifikonin. Hashimi biles njëherë u quajt se ishte vrarë në kufi, pastaj doli se jo ishte një tjetër, ishte ngatërruar. Nuk janë aq budallenj. Unë i njoh për njerëz të mençur. Që të binin  në pozita të tilla, që të ishin kriminelë, kur po afrohej liria e vendit të tyre dhe heronjtë ishin ata. Nuk kishte asnjë kuptim”, zbuloi Klosi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN. 

“Në atë periudhë që akuzohen nga mesi i 98-s deri në mesin e 99-s këta ishin heronj dhe nuk kishin asnjë arsye që fundja të mbështesnin dikë në një krim. Absolutisht nuk e kanë lejuar. Po aq mundësi kishin. Ato ishin mundësitë. Unë them që situata deri këtu pse nuk ju dolën prokurorëve ato që mendonin. E nisën me Dick Marty-n, e nisën me shumë dëshmitarë kosovarë që për arsye personale, për probleme të ndryshme, dikujt i është vrarë vëllai... Se thashë se kujtoni se kështu po merrnin hak. Dolën që ishin dëshmi të rreme, prandaj dhe u mbyllën ato. Gjoja për t'i mbrojtur, po u mbyllën për të parë se dëshmitë ishin... të paktën ato që kanë qenë të hapura kanë qenë deri njëri që thoshte i kanë hedhur kripë. Më vjen mirë që dëshmitaret e mbrojtjes dolën ato që dolën. Janë personazhe të rëndësishëm. Mund të them dhe unë që s'i kam quajtur kurrë terrorist, i kam quajtur heronj dhe i adhuroja me thënë të drejtën. Kishin rastin të bënin një gjë të madhe për vendin e tyre, por amerikanët ishin pak të qartë e të ftohtë. Domethënë amerikanët, britanikët sepse nuk bashkëpunonim me terroristë. Për mua ka dështuar ekipi i prokurorëve atje u nisën me zhurmë të madhe dhe kanë dështuar dhe tani do përpiqen të justifikojnë dështimin e tyre.

 Situata në Kosovë nga mes fillimi i bombardimeve është maj. Nga fillimi i bombardimeve deri në qershor që është akuza. Në maj filluan bombardimet deri në qershor të 99-ës që është periudha e akuzës. Natyrisht ka qenë një situatë e turbullt në Kosovë një vend që po kalonte nga një sistem nga një vend i okupuar në një vend nën forcat e NATO-s që jepte një shpresë shumë të madhe që do përfundonte në pavarësi. Pra çështja nuk është a kanë vra, po çështja është, diskutimi atje është që UÇK-ja ishte një strukturë dhe ishte më e organizuar mënyra se si vinin urdhrat nga UÇK-ja. Kjo po diskutohet në Hag.ë Jo a u vranë, a s'u vranë se edhe mund të jetë. Edhe janë vrarë. Forcat e NATO-s e konsideronin që ishin ata që kishin përgjegjësinë për sigurinë në Kosovë. S'kishte më kuptim që UÇK-ja të qëndronte e armatosur. U bë një mbledhje atje. Unë konstatova që shumica e komandantëve të zonave për herë të parë takuan njëri-tjetrin. Për herë të parë e takuan njëri-tjetrin. Nuk e kishin takuar se e kupton zona ku luftohesh në që ishin një zonë në territor të ushtrisë serbe. Në territor të ushtrisë serbe. Nuk është se lëviznin kollaj”, rrëfeu Fatos Klosi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. 

Ai shtoi më tej se këta njerëz që akuzohen sot në Hagë i ka njohur personalisht. Sipas Kloasit është bërë një përpjekje dy javore për të bindur komandantët e UÇK që të dorëzojnë armët pas luftës dhe në lojë kanë hyrë amerikanët.

“Unë këta njerëz i kam njohur personalisht. Ne i mbanim heronj edhe gjatë luftës, sepse edhe ata kanë sakrifikuar. Nuk janë nga ata gjeneralët që rrinë në një shtab edhe vriten ushtarët poshtë. Edhe këta e kanë kaluar disa herë atë kufirin që ishte vërtetë shumë i vështirë që kanë ardhur në Tiranë, kanë shkuar në takime ndërkombëtare, domethënë kanë qenë vetë të rrezikuar.  Ramushi një nga më të shkakit por edhe ky Selimi është komandant i një zone ku është luftuar seriozisht ndërkohë që Hashimi dhe Kadria kanë qenë politikanë. Kadria ka qenë shefi i shërbimit informativ. Po politikë bëhej dhe atje. Pra nuk janë këta njerëz që kanë qenë në luftë o burrë. Pastaj nuk e imagjinoj dot që dikush prej tyre të ketë tërheq këmbëzën. Ata po akuzohen që pse Ushtria Çlirimtare e Kosovës në fund të luftës dhe disa muaj nga akuza është mbas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë kur përgjegjësia s'ishte më. Unë kam qenë dëshmitar i përpjekjeve që u bënë për ta çarmatosur UÇK-në. U bë një takim i madh në shtabin e përgjithshëm. Pastaj i morën amerikanët, i çuan të gjithë komandantët atje në Amerikë. I mbajtën dy javë për t'i bindur Kosovën dhe qenë të sinqertë se akoma ata po e mbrojnë Kosovën. Nuk është ushtria e Kosovës ajo që jep garancinë në Kosovë. Është NATO që jep garancinë”, tha Klosi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.  

12 Komente

  1. K
    Kalbje kalbēsir krimb kokēfortēsi

    Thaçi ēshtē mashtrues.Nē njē telefonat me Sekretaren Madlen Ollbright, znj. Ollbright e pyet Hashimin nē vitin 1999, se nga po flet, dhe Hashimi i pērgjigjet jam nē terren duke luftuar, por CIA shikon sinjalin e celularit tē Thaçit (me satelit), dhe vendndodhjen e tijē nē shtēpi.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqipe

      Ti qen serb. Nuk ke te drejte tia permendesh emrin drejtuesit te UÇK që çliroi Kosoven. As nuk e ke idene se si luftohej, as kush luftoi. Pis i ndyrë serb.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Po mire ketij tipit kush ja ka thene keto gjera? Me siguri qe vete Olbrajt ja ka thene. Ky eshte nje koqe gomari qe enderrat qe sheh naten i beson vete te nesermen. Pra serbet qe e kerkonin Thacin me qiri ne dore qenkan lodhur kot se ky ne shtepi paska ndenjur gjithe kohen duke folur me Sekretaren amerikane te shtetit.

        Përgjigjjuni
    2. D
      Dikur ne Koshare

      ik ore Genjeshtare....kush ta tha kete Sali Berishovici..apo ndonje Serbe qe ishte ne Krevat me Motren..Nene..Gruan tende...

      Përgjigjjuni
      1. a
        atdhetaria

        Mos iu pergjigj keshtu dhjemokrateve qe ,per jete kane vetem interes dhe jo atdhe.Personi ne fjale mund te mos kete mbaruar ciklin e ulet shkollor ose mund te jete nga ata qente qe i rrine nga pas Saliut dhe per ti shperblyer shkruajne paçavure te tilla .Ndaj lere te qete personin ne fjale se ndoshta mund te jete edhe nje nga deshmimtaret ne Hage kunder Hashimit.Keta nuk jane Shqipetar por shqipe.ar.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptar

        Për “ Kalbje kalbēsir krimb kokēfortēsi” Je shprehur ashtu si je identifiku, tamam serb shqipfolës, rracë pisash. Llum shqipfoës.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatekeqesi se ka shume njere te shitur !

          Veshtersia me e madhe dhe fatekeqesia me e madhe eshte se ne KS ka patur dhe ka shume bashkepuntore qe jane te lidhur me Serbine ! qe perhapin thashetheme kundra Ushtrise Clirimatare te KS ..( UCK ) edhe en ditete e sotem ....sidomos ne Evrope .... ka shume bashkepuntore qe punojne akoma kundra KS....

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatekeqesi se ka shume njere te shitur !

            Veshtersia me e madhe dhe fatekeqesia me e madhe eshte se ne KS ka patur dhe ka shume bashkepuntore qe jane te lidhur me Serbine ! qe perhapin thashetheme kundra Ushtrise Clirimatare te KS ..( UCK ) edhe en ditete e sotem ....sidomos ne Evrope .... ka shume bashkepuntore qe punojne akoma kundra KS....

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fatekeqesi se ka shume njere te shitur !

              Veshtersia me e madhe dhe fatekeqesia me e madhe eshte se ne KS ka patur dhe ka shume bashkepuntore qe jane te lidhur me Serbine ! qe perhapin thashetheme kundra Ushtrise Clirimatare te KS ..( UCK ) edhe en ditete e sotem ....sidomos ne Evrope .... ka shume bashkepuntore qe punojne akoma kundra KS....

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensjonisti kosov

                Të gjith ju që komentoni jeni legena e servila partish po lufta nacjonal çlirimtare është si e ka shkruajtur babaj juaj enveri jo zotërinjë dhe popull shqiptar resqekt për të gjith ata që dhan jtën në luft për atdheun parizan dhe ballist jan bij nënash që luftuan për një komb dhe politika i degjeneroi po edhe në kosov populli shqiptar ka një shprehje kur ka zë nuk është pa gjë kosovën e çliroi amerika e bëri shtet po adem jasharin kush e spiunoj të sërbët që u vra në kullën e tij kush e dinte që ishte në kull prandaj mos shani dhe fyeni njëri tjetrin lërjani historis dhe brezave që vin pas të mesoin të vertetën

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mali

                  Këtu shihet se një injirant ushte shefi i shërbimit informativ shqipëtar!, mu atëherë kur ofrihej fundi i luftês ,filloi eliminimi i kundërshtarëve politik që donu dilnin në rrugê këtyre banditêve të pasluftês që nuk lan gje pa vjedhur ,u bën për pak kohê milioner, uzurpuan çdo institucion , kuadrit e LDK nga friga e likuidimit nuk kundërshtinin asgje, ara që kundërshtonin u vranë!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Igor

                    A e dini se edhe Zoti iku nga Shqiperia dhe Kosova dhe mori dikund Azil politik dhe tha ne te gjith boten nuk kam takuar ma trdhetare per njeri tjetrin se sa tek Shqipetaret ,dhe ne keta dy vende kur nuk dote behen njerez te ndershem por dote jetojne me genjeshtra dhe korupsion derisa te okupohen nga dikush dhe ateheri e quajn veten luftetare qe e vjedhin popullin e vet ,dote mbeteni jetimat e Evropes turp per nji popull me gjak te Skender Beut.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje