Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij të fitores në sheshin “Skënderbej”, përgëzoi udhëheqësit e partive të vogla opozitare që, sipas tij, “i mbijetuan presionit jo të vogël të ajrit mes forcave të mëdha kryesore”.
“Edhe pse rezultati përfundimtar nuk ka dalë akoma, i përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare, që i mbijetuan presionit jo të vogël të ajrit mes forcave të mëdha kryesore. Uroj që të mos ecin më tej në gjurmët e opozitës së vjetër dhe të falimentuar totalisht, por të gjejnë mënyrat për t’u rritur si alternativa”, tha Rama.
Kryeministri theksoi gjithashtu se populli shqiptar nuk ka për ta ndryshuar qeverinë, pa ndryshuar opozita.
“Ky popull nuk ka për ta ndryshuar qeverinë që ka, pa ndryshuar opozitën që nuk do. Sa zbrita nga ky podium 4 vite më parë, nisa përgatitjen për fitoren e sotme. Drejtuesit e qarqeve punuan bashkë me mua shumë fort 4 vite me radhë për të sjellë fitoren historike të 11 majit”, deklaroi kreu i qeverisë.
Adriatiku është aq i marrë saqë duke i vënë një emër të ri një gjëje të vjetër, beson se ka menduar diçka të re. Endri është pak më ndryshe por dhe ky mustaqe pa dirsur. Ju jeni idealist por ju nuk mundeni kursesi të merni fatet e nje populli ende të pakonsiliduar në trojet e veta e ne keto momente kaq dramatike për boten. Populli shqiptar ka nje nuhatje praktike aq të theksuar per fatet e vete sa qe ju "çerat" e rinj nuk mund ta kuptoni. Dhe së fundi secili brez mendon se është më i mençur se brezi paraardhës dhe më i urtë se brezi pasardhës.