Ministri Blendi Gonxhja kryeson në votën preferenciale në Tiranë, me mbi 10 mijë të tilla, por me këtë sukses, nuk kanë munguar as akuzat nga opozita.
Megjithatë Gonxhe thotë se ky rezultat i sukseshëm vjen pas qindra takimeve që ai ka kryer me elektoratin, kryesisht në Vorë, ku për disa vite me radhë e ka lidhur edhe puna e tij si drejtor i Transportit Rrugor.
Në intervistën për “Top News”, Gonxhja tha se ndjen keqardhje kur sheh se opozita “kriminalizon popullin” që zgjodhi të votojë atë.
“Nuk është i rastësishëm ky rezultat. Keqardhje për aludimet e opozitës që si nga hera nuk e mat llafin dhe nuk e mban gojën. Të kriminalizosh një popull të tërë vetëm pse votuan Blendi Gonxhen. Unë kam takuar me qindra banorë, takimet i kam të gjitha me foto të publikuara, njerëzit janë me fytyrë, nuk kam takuar kontigjentë. Por edhe për shkak të punës. Dhe ta shohësh veten në lajme se “Gonxhja mori Vorën se ia dha ai apo ata”, është për të ardhur keq”, u shpreh ai.
Gonxhja nënvizoi edhe disa arsye pse sipas tij opozita mori një rezultat zhgënjyes në këto zgjedhje parlamentare.
“Ti mund të kesh të drejtë, por nëse e zvogëlon pozicionin tënd, atëherë votat bien. Ne do të ishim qeverisja më e mirë me një opozitë të mirë. Dhe ndoshta nuk do të ishim një ditë në qeveri me një opozitë të mirë, dhe është krejt normale, rotacioni në demokraci. Ne sot na dridhen gjunjët nga madhësia e kësaj fitoreje. Vendi ka nevojë për një spektër politik të gjerë, por deri sa nuk e kemi nga ana tjetër, do të mundohemi të shpikim veten. E megjithatë, nuk marrim superxhiro, nuk delirojmë, është një përgjegjësi shumë e madhe”, u shpreh ai.
Shqiperia ska opozite... kjo eshte e verteta me e dhimbshme. Askush nga keta qe jane aktualisht, nuk eshte i gatshem te drejtoje vendin, me njerez te afte e te qarte ne programe realiste. Keta u futen ne gare pa qene te gatshem, pa bere detyrat dhe duan te fitojne... se ashtu u do qejfi. Nuk jane ne gjendje as te analizojne perse humben... si qysh e tek, ne menyre qe te ribejne mire gjerat e bera keq kete radhe. As fushate nuk diten te bejne, dhe me vonesa e mungesa uleritese. Organizim MIZERABEL Prandaj dhe nuk kane per te fituar po nuk filluan qe neser te punojne SERIOZISHT per zgjedhjet e radhes.

Zoti Gonxhe , nje qytetar i vertet qe kam patur fatin ta takoj personalisht per zgjdhjen e nje problematike. Formati i tij eshte shembull per tu ndjekur nga klasa jon politike, te uroj shum suksese dhe mbaresi .
Po skan alternativ tjetër ndaj të votojn ty o lumadh.