Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj, ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me procesin zgjedhor të fundit, duke ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj kreut të PD, Sali Berisha.
Xhaferraj thotë për Report Tv se zgjedhjet e fundit nuk kishin si qëllim fitoren apo rotacionin politik, por rritjen e ndikimit personal të Berishës nëpërmjet deputetëve besnikë ndaj tij.
“Këto janë zgjedhjet më të shëmtuara në historinë e tranzicionit, sepse bazuar në argumentet themelor që ndikojnë në këto zgjedhje, ne dolëm në konkluzionin logjik se Berisha nuk ka hyrë në zgjedhje për të fituar zgjedhjet dhe për të bërë rotacionin.
Misioni i tij për Shqipërinë në opinionin publik nuk ka qenë i sinqertë, sepse duket qartë që misioni i vërtetë i zotit Berisha ka qenë që të lëvizë në agjendën e tij personale nga 10 deputet që e nisi në 2021 të dali me 50 deputetë që kontrollohen, apo besnik apo luajal karshi zotit Berisha dhe ky ishte rrugëtimi personal i zotit Berisha që i shërben më mirë agjendës së tij personale. Unë ju thashë që ky është qëllimi personal i zotit Berisha, edhe prandaj i kthen në zgjedhjet më të shëmtuara,” -tha Xhaferraj.
Xhaferraj paralajmëron se situata në terren është drejt shpërthimit, për shkak të frustrimit të madh që ndjejnë demokratët nga një cikël i pafund opozitar.
“Zullumi trashet aq shumë sa mund të kemi shpërthime. Demokratët në terren nuk e meritojnë një mandat të 4 në opozitë për potencialet që kanë në parti. Kam 35 vite që shërbej dhe ziejnë si tenxherja me presion,” -u shpreh Xhaferraj.
Duke folur për protestën e paralajmëruar, deputeti sqaroi se ajo nuk lidhet me Samitin e BE që do të mbahet në Tiranë më 18 maj, por me përballjen e Berishës me drejtësinë më 19 maj.
“Protesta nuk ka lidhje me samitin, ka lidhje me 19 majin që do të paraqitet në GJKKO,” -theksoi ai.
Bufi fitoje , PD humbi, jane du gjerat te ndryshme. Pse Bufi fitoje : Me mandatin e deputetit dhe te kryetarit te opozites ai krijojne mundesin te mbrohet para drejtesise. Pse PD humbi : Pranoje humbjen ne menyre te vullneteshme , perberja e listes se hapur , listes se mbyllur . Ne liste te mbyllur F . Mehdiu dhe kater nga LSI pse ? Flamuri Noka , Bardha Kavajes , Paloqe, Çuni Fahriut , Kellici , Vokshi , Gjek markaj....eshte grupe i zgjedhur per interes te Bufit per ti perdorur si kamikaze . Nje demokrat i zgjuar nuk e votonte Bufin por abstenonte.....nje demokrat i zgjuar nuk e lejone veten te perdoret nga nje komunist per qelimet e tij personele..... Nese dikush mendone qe Bufi humbi gabohet rende , Bufi fitoje ...
My lajm dyhet te jete ne faqe te pare te cdo gazete dhe televizioni Faleminderit Ferdinand gjithmon xhentelmen dhe I sinqerte
Shume e drejte
nje. gje. ta dini. me siguri. qe me kriminelin sali berish kermen. me flamur noken njeri me te ndyre nuk ka. me agron gjakmaren. cop mishi me dy sy. me albana. vokshin. baxhelle. si monika. kryemadhin. si tumor. alizotin qe. te ha menderen. qe ne mengjes. as. nje. her. nuk kini. per. te fituar