Vota e Diasporës - Numërohen mbi 94 mijë zarfe me fletë votimi, PS kryeson

14 Maj 2025, 15:55Politika TEMA
Vota e Diasporës - Numërohen mbi 94 mijë zarfe me fletë

Procesi i numërimit të votave të diasporës vijon, ndërsa deri më tani janë numëruar rreth 94,896 zarfa nga 194,889 gjithsej, që përbën rreth 48.7% të totalit.

Nga të dhënat paraprake, Partia Socialiste kryeson bindshëm, ndërsa Partia Demokratike renditet e dyta dhe Nisma Shqipëria Bëhet është forca e tretë.

Rezultatet paraprake të votës së diasporës:

-Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 50,814 vota – 54.02%

-Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 26,768 vota – 28.46%

-Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 7,935 vota – 8.44%

-Partia Mundësia (MUNDESIA) – 3,335 vota – 3.55%

-Lëvizja Bashkë (BASHKË) – 2,467 vota – 2.62%

-Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,101 vota – 1.17%

-Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 664 vota – 0.71%

-Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 533 vota – 0.57%

-Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 255 vota – 0.27%

-Lëvizja Atdheu (LA) – 146 vota – 0.16%

-Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 48 vota – 0.05%

 

Lini një Përgjigje