Celibashi mesazh anëtarëve të grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve: Cenimi i votës së çdo kandidati në listën 'e hapur' sjell pasoja ligjore

14 Maj 2025, 13:43Politika TEMA
Celibashi mesazh anëtarëve të grupeve të numërimit dhe

Kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u kujtoi numëruesve se cenimi i votës së çdo kandidati në listën e hapur përbën një shkelje të rëndë të integritetit zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit.

Celibashi sjell në vëmendje se është e ndaluar të bëhet një rivlerësim i votave për partitë apo koalicionet, tani që ka filluar procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave për kandidatët në listën “e hapur”.

Mesazhi i plotë

Duke falënderuar të gjithë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave dhe të KZAZ-ve që po e kryejnë detyrën me profesionalizëm, në përputhje me ligjin dhe udhëzimet e KQZ-së, dëshirojmë të sjellim në vëmendje të të gjithëve:

Cënimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” përbën një shkelje të rëndë të integriteti zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit.

Në këtë kuadër, rikujtojmë se është e ndaluar të bëhet një rivlerësim i votave për partitë politike apo koalicionet, tani që ka filluar procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave për kandidatët në listën “e hapur”.

Ligji përcakton qartë se, fletët e votimit, në të cilat vota është shprehur vetëm për partinë apo koalicionin, ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk i nënshtrohen rivlerësimit gjatë procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për kandidatët.

Çdo shkelje e këtij rregulli do të konsiderohet si tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor dhe do të ndiqet me masa të rrepta ligjore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disponon filmimet e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për partitë dhe koalicionet për të gjitha KZAZ.

Ilirjan Celibashi

Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve

2 Komente

  1. H
    Hahahaha surratKurva ironike !

    Kta s'Pirdhkan fare per SKAP e trajtojn si SKRAP

    Përgjigjjuni
    1. f
      fjala

      ILirjan Qelibrashi eshte shume i poshter dhe ka humbur çdo besim qytetar te ndershem sepse fshehu letren e derguar nga DHL qysh ne daten 9 maj . Ilirjan Qelibrashi eshte i kompromentuar dhe pa pike dinjiteti ligjor, njeri qe punon nen rrogoz ne interes te organizatave antishqiptare dhe ka kohe: pranoi per kandidim Fredi Belerin kur ishte i denuar dhe nje antishqiptar i deklaruar, po ashtu veprimet e tija ne KQZ jane veprime antikombtare ; Kete verteton dhe ndalimi qe i beri votes se emigranteve shqiptar ne Greqi duke i denigruar ata , kur pergjigjen nga DHL e kishte ne sirtar nga data 5 dhe fshehur, por vendimi qe ju percoll dje ne oren 16.30 e zvarrit si i do qejfi. Parlamenti duhet te mbaj qendrim serioz, por ai duhet te thirret urgjente nga SPAK e te mos merret Dushmani me palaçolleqe deri sot. Shqiptaret flasin me vote, keta e bllokojne me autoritetin e ligjeve qe i interpretojne si u do qejfi. Populli ne mazhornace foli, tani duhet te flase parlamenti ardhshem per keta persona qe sabotuan si SPAK ashtu dhe KQZ. Duhen ligje qe te mos lejojne shteg interpretimi pas qejfit!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje