E uroi për fitoren, Rama i përgjigjet Von der Leyen: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt BE

14 Maj 2025, 13:16Politika TEMA
E uroi për fitoren, Rama i përgjigjet Von der Leyen: Mbështetja

Kryesocialisti Edi Rama i është përgjigjur Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila e uroi për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Ai theksoi se Shqipëria ka nevojë për mbështetjen e saj në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

“Faleminderit me gjithë zemër, e dashur Ursula. Fjalët e tua kanë shumë rëndësi dhe mbështetja jote ka edhe më shumë — sidomos në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Për më tepër, nuk mund të kishte moment më të përshtatshëm për të të mirëpritur në Tiranë — menjëherë pasi populli shqiptar foli me një zë të fuqishëm për ëndrrën e madhe dhe vendosmërinë e palëkundur për t’u bërë anëtarë të plotë të familjes europiane brenda kësaj dekade.

E di që Shqipëria mund të mbështetet tek ti dhe tek udhëheqja jote. Dhe ti duhet ta dish që ne jemi plotësisht të vetëdijshëm: në këtë rrugë, nuk ka dhurata për të kërkuar, vetëm merita për të fituar. Prandaj po — të synojmë më të mirën që ende na pret! Gjithmonë së bashku”, ka shkruar Rama.

 

 

 

4 Komente

  1. H
    H

    Po presim urime nga USA,po jo nga Latifi Saliut.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vetfundosje organizate terroriste

      Jam kurrioze , Bibini vetfundosjes organizate kriminale Serbe eshte gjalle apo ka vdekur ? . Haaa krahina Serbe nen rrezoluten 1244 .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Perpara drejte BE'se!

        Përgjigjjuni
        1. t
          te bejme nuse, moj plakushe me brekushe

          Rama e di si te perfitoje nga gjeopolitika e partise liberale, se atyre qe kryesojne europen, duke u vene ne rolin e nje cingije te tyre, se mos shkepuse ndonje llokme te madhe nga financat e europes dhe ta vervise brenda ketij vendi oriental, i vetmi vend europian, qe ben pjese ne organizaten islamike dhe me nje zhvillim, qe kur shuhen fishekzjaret e rames, del qe eshte shume larg nga europa, si nga ekonomia ashtu dhe nga trute e mykyra, te trasheguara ne shekuj.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje