Pas fitores së zgjedhjeve, kryesocialisti Edi Rama ka marrë një mesazh urimi dhe nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyn.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Von der Leyen e ka përgëzuar Ramën për rezultatin zgjedhor dhe ka vlerësuar progresin që Shqipëria ka bërë nën drejtimin e tij në rrugën drejt integrimit europian.
"Urime për fitoren në zgjedhje! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit tonë.
Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat drejt BE-së.
Shqipëria e meriton të jetë në BE! Me padurim pres t’ju uroj personalisht nesër në Tiranë", shkruan Von der Leyen.
Dear @ediramaal, congratulations on your electoral victory!
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 14, 2025
Under your leadership, Albania has made great progress towards our Union.
Let’s keep working closely together on EU reforms. Albania belongs in the EU!
Looking forward to congratulate you in person tomorrow in Tirana. pic.twitter.com/Lneh8LPh3D
Lini një Përgjigje