VIDEO: "Braçeeee" - Festa e numëruesit të PD-së kur numëron votat, deputeti nxjerr telefonin dhe e filmon

14 Maj 2025, 10:30Politika TEMA
VIDEO: "Braçeeee" - Festa e numëruesit të PD-së

Prej tre ditësh vijon numërimi i votave për zgjedhjet e 11 Majit ndërsa nuk kanë munguar edhe momentet humoristike në qendrat e numërimit të votave.

Një prej numëruesve në Njësinë Nr.5 në Tiranë ka shkaktuar të qeshura në sallë teksa po numëronte votat preferenciale.

Një video është bërë virale në rrjet pasi numëruesi bërtet me zë të lartë teksa numëron votat dhe në veçanti për Erion Braçen.

Kjo situatë ka shkaktuar të qeshura edhe për vetë Braçen i cili në një moment nxjerr telefonin dhe filmon të riun që thërret emrin e tij me zë të lartë.

2 Komente

  1. T
    Tregetari

    Car te bej i ziu.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Meritoni

      Paska bër namin Braçe, bravo shoku deputet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje