Erion Braçe: Rrezikohet demokracia nga fitorja e thellë e PS? Kur hyra unë deputet ishim vetëm 10 vetë, ja ku jemi sot. Edhe Trump ka sot gjithë pushtetet...

14 Maj 2025, 09:55Politika TEMA
Erion Braçe: Rrezikohet demokracia nga fitorja e thellë e PS? Kur

Erion Braçe, i cili rezulton në mesin e kandidatëve më të votuar në Tiranë, tha se PS ka shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë.

Nga njësia nr.5, në një prononcim për Report TV, Braçe u pyet edhe nëse ky rezultat, ku PS ka siguruar 83 mandate, e dëmton demokracinë në vend. 

Ai përmendi rastin e Donald Trump, dhe dekretet që firmosi me rikthimin në Shtëpinë e Bardhë, teksa tha se sikurse atje, edhe në Shqipëri nuk rrezikohet demokracia. 

“Më e madhja në historinë e PS mesa mbaj mend unë. Rezultat shumë i mirë i PS, por përtej rezultatit. Dëmton demokracinë? E para hapësirën e opozitës nuk e përcakton qeveria, por opozita vetë.

Nëse opozita di të bëjë opozitë, patjetër që ka hapësirën e vet në të bërit opozitë brenda politikës. Unë kam hyrë në parlament në 1996 dhe kemi qenë vetëm 10 vetë. 

Më mjaftoi për të bërë opozitë atje brenda, pra hapësirën për të bërë opozitë  e krijon vetë. Por ajo që thoni se ky rezultat cenon demokracinë është histori tjetër.

Unë nuk e pëlqej atë që ka ndodhur në Amerikë por kjo është shija ime. Për atje, kongres, senat, preisdent e qeveri e të tjera me radhë, që erdhën si rrjedhojë e dekreteve të Trump, i ka një parti. Nuk besoj se demokracia amerikane është ë rrezik, kështu që kur voton populli, voton populli dhe të gjithë të tjerët duhet të binden.

Nuk mendoj se është kërcënuar demokracia. Kam ardhur këtu 2 muaj e gjysmë përpara dhe nuk jam nga ata që shfaqen në zonë për fushatë. Uën jam 4 vjet në zonë, bëj 4 vjet fushatë e punë. Isha e pamundur kësaj radhe që të bëja të plotë ciklin e 4 viteve të kontaktit me njerëzit.

I mirëkuptoj të gjithë ata që nuk kanë votuar se nuk kam qenë këtu dhe s’kam punuar këtu. Mund të jesh optimist para sesa të votojnë njerëzit. Kur kanë votuar njerëzit, është gjendje faktike që ti thjesht pret të lexosh votën e njerëzve”, u shpreh Braçe. 

11 Komente

  1. V
    Votues pa parti

    Nje komunist si Bufi qe nuk njeh as bazat e demokracise kerkone indirect ndarjen pushteti rrotacion pushteti.... Pushteti nuk dhurohet por meret me vota nuk meret duke u qurravitur duke perseritur gjithmone te njejtin rrefren u vodhen zgjedhjet masaker elektorale bandat narkoshteti narkorregjimi....jane fraza qesharake ku shqiptaret sot po tallen. Nuk kam socialist dhe nuk e votova Bufin por votova 5 une dhe 7 antare te familjes..pse : Si ka mundesi te votoshe nje buf kenete komunist qelbanik i semure psiqik ! . Si ka mundesi te votoshe nje non grata se paguan 6 milione per nje kapele !. Si ka mundesi te votoshe nje grupim se dogji shkateroje parlamentin ! . Si ka mundesi te votoshe nje parti politike qe ka zevendesuar sindikatat duke bere protesta! . Si ka mundesi te votoshe Flamur Noken !. Pa kaluar me tej 1996 1997 1998 grusht shteti me arkivolin e spiunit Hajdari para kryeministris ku koqevaret malokeria mbi tanke dhunonin institucionet !. Pa harruar Gerdecin kater te vrare para kryeministris........ Si ka mundesi qe ky grupim rrugaçesh nuk reflektone qe dhuna eshte kunderproduktive !. Si ka mundesi te qendrosh krah Fredi Shehu Bejleri ! Si ka mundesi te hedhesh balte mbi Shqiperine jashte kufijeve , kur lufta eshte e brendesheme politike !. Jo vetem qe nuk ju votoje por ju urrejtje ju konsideroj antishqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptaret Reaguan vs Banditit te Shpelles

      Shume e vertete,porse aty zeri i popullit ,mbytet cdo dite gjate 4-viteve ( ne kto 34-vjete ) nga Lehjet e Qenve te Organizuar TV (C'do Nate zhurmohet Opinioni Shqiptare,kryesuar nga Histeriku me i Urryeri i TV-Shqiptare ne Klan/Opinion -Gorilla histerike Fevziu ) kombinuar me Censuren e nji Medie -par nga cdo Kendveshtrim -me Ordineria ne Kontinent ,se siles i bashkohet edhe vet Fake AMA qe si te gjitha Institucionet Fiktive te Shtetit te Rrumpalles,qe kte Fitore e interpreton si personale ,te PS . Jooooooo ! Kjo s'eshte Fitore e Politikes (PS) por e Shoqerise / Popullit Shqiptare , i ndergjegjesimit te ktij Populli ,nji Reagim kunder Bandave ne Politike ,kunder Politikanit me Antishqiptare ne Historin e Shtetin Shqiptare ,nji FakePolitikan,nji Kriminel,Tradhetar i Kombit Shqiptare ,me i Urryeri ne Histori ,qe nuk ka marre ala- cfar i takon te marre______________- Ne Emer te Popullit Shqiptare __________________ KERMA Antishqiptare - kjo Fitore ,eshte ai Reagim kunder poshterimit ,pasdrejtesise , injorimit qe i eshte bere ktij populli,nga kto Banda "Politike" - qese Bashku me Bordellon Drejtesi-Medie - pervetesuan Shqiperine ,shnruan popullin ne Skllever ,,duke e shndruar Shqiperine ,ne nji shtet Diktature Kriminelesh ose then ne gjuhen e popullit-nji Diktature Shkerdhatash,qe hyn me brek te grrisura ne Politike e sot Shpellari ka ber Miljarda € pasuri, Prona,Rezorse,Kompani,TV,Vila - Shkaterroj -Vodhi-Vrau-Tradhetoj Kombin- poshteroj Shqiperine dhe emrin e Shqiptarit ne Bote - dhe konsumon ala Oxigjenin Shqiptare , ky Reagim kunder ktij KERME qe lufton institucionet e Ligjit -Shtetin Shqiptare ,dhe Gallofi KM e duartroket ne kto 12-vjet, kjo urrejtje e Akumuluar e qelbjes se Politikes antiShtet e antiDrejtesi, ku KERMA Kriminale = Sadam ,nuk Denohet ,por ky Kryekriminel denon Politikanet qe punonin per Shqiperin,i ndyu Fotot me Mediet e TV e maskarenjve dhe i Denoj me Prokuroret e tij Arbitrarishte si Tahirin dhe Veliajjn sepse te dy s'ishin si zvarraniket e Shpelles,por qe e donin dhe kontribonin per Shqiperine ,prandaj u Denuan,,nderkoh qe Llallas ju afrua Azilne Itali etj krimr ,,qe ky Popull s'i harron ,i ka te Memorizuara te gjitha Krimet e KERMES sb,dhe paDrejtesise .Ala sot ,Politika Qeverria s'ka nji Karakter Shqiptaro Patriotik,por Agentash te Botes se Te Forteve ,qe xhonglojn Shqiperine sipas Humorit te Djallit ! Sigurishte qe ne Demokrati drejton Shumica e Vota ,por jo Rrumpall Qillota .

      Përgjigjjuni
    2. s
      shelegure

      Bracja nje deputet nga me te miret parliament kujt si vjen mire te haj m..

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Brace eshte demokrati i vertete!lol

        Përgjigjjuni
      2. 0
        007

        Brace vetem prania jote me surrat miu tregon cilesine e kuvendareve te 2025. Brace shpetuan qytetaret nga nje majmun lozhani i Korces dhe hajdut xhepash Brace je personifikimi i Nadertalasit te fundit..

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vvv

          Boll surrati Braces dhe braceve jane nje rrezik per demokracine.

          Përgjigjjuni
          1. s
            selosaliu taso

            populli thote mos i shiko gunen por punen

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vvv

              Po Brace dhe bracet skane bere asnje pune pervecse llogje kavaje per 35 vjet. Ku tja shofim punen ???

              Përgjigjjuni
              1. L
                London. As i vdekur nuk do të kthehem.

                E dhjeve reputacionin Braçe, të kapën duke blerë vota, kjo do të thot që mirë ta bënë atëherë kur të thyen nofullat, e paske merituar. Tani nuk është më çudi se pas 12 vitesh mendoni se vērtetë keni fitur sepse jeni kthyer krejt skizofren njëllojë si Enver Hoxha që mendonte se kishte gjithëmonë të drejtë. Dy pyetje kisha: 1. Përse në burgje fituat 99.99% ?! 2. Përse festoni më daulle kur fitoni zgjedhjet.?! Bota demokratike si ka këto lukse...por një gjë eshtë e sigurtë: Ju do të bini një ditë dhe to të ngeleni faqja e zezê e historisë. Zoti ju mallkoftë inshallah

                Përgjigjjuni
                1. j
                  j

                  Po c'pune ben ky mo aman.Ky vetem gam gam di te beje dhe e shumta per "shalqirin" di te flase.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Leberia

                    Trump nuk ka mandat te tille po me marzhe minimale. Pastaj car krahasohesh me Ameriken o idiot, psikopat burracak.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje