Presidenti i Këshillit Evropian uron Ramën për fitoren: Rezultate mbresëlënëse, mezi pres t' ju uroj personalisht në Tiranë

14 Maj 2025, 11:49Politika TEMA
Presidenti i Këshillit Evropian uron Ramën për fitoren: Rezultate

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i ka dërguar një mesazh urimi kryeministrit Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një postim në rrjetin social X, Costa shprehet se mezi pret që të vij nesër në Tiranë dhe ta uroj nga afër.

“Urimet më të ngrohta, i dashur @ediramaal, për këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t’ju uroj personalisht nesër në Tiranë”, shkruan Costa.

 

 

Lini një Përgjigje