Ndërkohë që procesi i numërimit të votave në Tiranë vijon për kandidatët dhe ende mbeten shumë kuti për t’u hapur, Erion Braçe ka reaguar në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për transparencë në numërim.
“Shumë faleminderit për urimet, por nuk ka mbaruar gjë akoma!” – shkruan Braçe, duke theksuar se çdo votë duhet të numërohet deri në fund dhe se rëndësia e procesit nuk është thjesht për të shpallur fitues, por për të respektuar vullnetin e popullit.
Ai drejtohet me një “lutje të përsëritur” ndaj numëruesve: “Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, mos u bëni pjesë e shkeljes së ligjit duke ia marrë votën njërit e ia dhënë tjetrit.”
Ai paralajmëron se çdo manipulim do të përballet me ligjin. “Unë nuk i prek votat e askujt, por nuk do fal askënd që prek votat në dëm jo vetëm timin, por të një procesi që duhet të ruajë integritetin deri në fund – nga Kamza në Njësinë 5 ku jam unë.”
Ju e Meritoni..!!
Ah ky te ha Noc Rokun.....
Erjon Brace eshte deputet tipik i ndershem qe punon per popullin. Bravo Erjon, je deputet model, e nderon PS-ne.
naiv komplet
Ai qe punon fiton
Na ha KARIN dhe ti