“Rezultati në Dibër, surprizues”, Petro Koçi: PD, pagoi kthimin e Berishës në krye të partisë. Sot një gërmadhë

14 Maj 2025, 13:34Politika TEMA
“Rezultati në Dibër, surprizues”, Petro Koçi: PD,

Petro Koçi u shpreh se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishte e merituar.

Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, ai u ndal edhe tek rezultati humbës së PD me një rënie drastike në vend.

Gjithashtu theksoi se rezultati i PS në Dibër, për të ka qenë surprizues.

“PS dhe qeveria e meritoi fitoren, përmasat e fitoret janë meritë e Sali Berishës. Ka një rënie deri në greminë të votave të PD. Po ta krahasosh deri në vitin 2021 është një humbje shumë e madhe.

Rikthimi i Berishës, ishte vetëvrasës për partinë. Rëndësi ka që në ruajtëm votat tona. Duhet mirëpritur ajo që ka ndodhur në Dibër me përmbysje të rezultatit.

Ka shërbyer edhe fakti që ne në zgjedhjet vendore, fituam të gjitha njësitë. Dalja e PD nga parlamenti ishte domethënëse për ecurinë.

Por në këto zgjedhje PD pagoi gjithë historinë e vet, Gërdecin, vrasjet e 21 janarit, ngjarjet në PD, kthimin e Berishës në krye të PD, 6 milionshin për një hall të zotit Berisha dhe pagoi edhe efektin që solli një element si LaCivita”, tha Koçi.

3 Komente

  1. p
    petroja

    ik o rrot kari, o petro leshi o idiot

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doda

      Ah xhemol xhemol

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Ne 2027 behen zgjedhjet lokale dhe perseri Edi Rama do fitoje 56 bashki duke treguar se ai eshte njeriu qe do ta fuse Shqiperine ne BE.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje