Tensione në KZAZ-në te shkolla “1 Maji”, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

14 Maj 2025, 14:52Politika TEMA
Tensione në KZAZ-në te shkolla “1 Maji”, policia

Policia ka ndërhyrë për të nxjerrë jashtë të gjithë vëzhguesit në KZAZ numër 31 në kryeqytet, e vendosur në shkollën 1 Maji.

Raportohet se vendimi ka ardhur me kërkesë të kryetarit të kësaj KZAZ me pretendimin se vëzhguesit po shqetësojnë grupet e numërimit. Në ambientet e KZAZ është lejuar të qëndrojë vetëm media.

Vëzhguesit kanë ngritur shqetësimin se grupet e numërimit nuk kanë bërë ndarjen e fletëve të votimit ku është votuar vetëm partia, apo partia dhe kandidati.

Sipas pretendimeve të tyre, fletët që është votuar vetëm partia, llogariten për X kandidatë. Për momentin numërimi është pezulluar me qëllim verifikimin e pretendimi të vëzhguesve.

Këtë çështje e nënvijëzoi më herët kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi teksa i bëri thirrje numëruesve të tregoheshin të kujdesshëm me numërimin e votës së kandidatëve.

“Ligji përcakton qartë se, fletët e votimit, në të cilat vota është shprehur vetëm për partinë apo koalicionin, ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk i nënshtrohen rivlerësimit gjatë procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për kandidatët.

Çdo shkelje e këtij rregulli do të konsiderohet si tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor dhe do të ndiqet me masa të rrepta ligjore”, paralajmëroi Celibashi.

1 Komente

  1. V
    Vvv

    Hahahahaha Policia mbron voten e tjetersuar. E cfarendesie ka cfare shikojne shqiptare, rendesi ka cfare thote Rama.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje