Ambasada amerikane mesazh për shtetet anëtare në NATO: Duhet të rrisni shpenzimet për mbrojtjen kombëtare

14 Maj 2025, 15:19Politika TEMA
Ambasada amerikane mesazh për shtetet anëtare në NATO: Duhet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke theksuar domosdoshmërinë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen kombëtare, në mënyrë që Aleanca të jetë e përgatitur për të parandaluar dhe përballuar çdo kërcënim të mundshëm.

“5 për qind – kaq duhet të shpenzojnë Aleatët e NATO-s që të mund të parandalojë dhe mbrojë kundër çdo kërcënimi.

Lajmi i mirë është se të gjithë në #NATO, me disa përjashtime, po shpenzojnë më shumë për mbrojtjen sot sesa tre, katër apo pesë vjet më parë. Kjo prirje duhet të vazhdojë,” shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

 

3 Komente

  1. E
    Edi

    Po, dhe mundesisht ti bleje armet ne USA.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bravo Rubio, kryediplomat i MAGA

      Edhe ne Gjermani, France, Itali etj. duhet te jete shperndare ky mesazh. Bravo Marko Rubio, po ja tregon detyren vendeve te Natos!

      Përgjigjjuni
      1. 5
        5% thote edhe Saliu, vec ja hiqni nongraten

        Kur te hiqet nongrata e Saliut Tirana do ta ploteson menjehere 5%, pa diskutim. Apo jo o Sali nongrata?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje