“Diaspora, vulos fitoren absolute të PS-së”, Koçi: Berisha kërkon të fusë PD në tjetër krizë, për qëllime personale

14 Maj 2025, 15:34Politika TEMA
“Diaspora, vulos fitoren absolute të PS-së”, Koçi:

Partia Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, arriti një fitore të thellë. Nga ana tjetër, rezultati për Partinë Demokratike ishte një rënie drastike.

Petro Koçi u shpreh në “News Line” në ABC News se fitorja e 11 majit e PS ishte e merituar, ndërsa vlerësoi edhe Votat e Diasporës, duke thënë se do t’i “vulosin” fitoren absolute Partisë Socialiste.

“Për pak vota një mandat mund të lëvize nga një forcë në tjetrën. E shohim si një rritje të dinjitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ata duke jetuar jashtë, ndjesia e re që është krijuar në marrëdhënie mes emigrantëve dhe komuniteteve ku jetojnë ka ndikuar edhe në një qasje të re gjithmonë e më shumë në favor të PS.

Mund të them që vendimi im gjithnjë e më shumë bëhet i drejtë. Unë nuk kisha një zonë zgjedhore në të cilën të isha i ngarkuar. Të gjithë e kishin një zonë nga ku niste gara, por ka pasur zona më të mëdha më vogla. Ka pasur zona ku kanë qenë të ngarkuar më shumë se një person. Prandaj edhe mendoj që nuk kam gabuar. Unë e shoh shumë parimore”, tha ndër të tjera ai.

Koçi shton se Sali Berisha ka si qëllim të tij ta çojë këtë parti në një tjetër krizë. 

“Dhe me sa shoh asnjë nuk ka ndërmend të mendojë që duhet një analizë e thellë për gjithçka ka ndodhur. Ai nuk e qeverisë dot fushatën. Të gjithë po përpiqen të ngrenë një alibi duke thënë se ne humbëm se u përdorën bandat, apo aludime të tjera. Mendoj që duhet t’i kthehen objektivitetit, gjëja e parë është se duhet të heqin Saliun.

PD ka gjithë këto që ecën nga njëra krizë në tjetrën. Edhe dalja e fundit është një shenjë krize. Kërkon ta fusë PD në një cikël të ri krize. Pra llogarit më të mirën e mundshme vetëm për pozitën e vet, politike, juridike dhe familjare.

Pra edhe të mbajtur e atij posti si kryetar PD është të kapesh pas një fije kashte, kur je duke u mbytur. Shansi që të reformohet PD është të ikë Berisha dhe gjithë enturazhi i vet politik. Në fushatë dhanë një spektakël të panevojshëm. Zoti i ruajt për të ardhmen. Ata mendojnë të ecin me gangsterizëm, njerëzit nuk duhet të të kenë frikë, duhet të të duan”, tha ndër të tjera Koçi.

Lini një Përgjigje