Abuzimi me çmimin e drurëve, reagon ashpër Braçe: Mos u bëni idiotë, grabitjet do ndëshkohen

28 Gusht 2022, 20:43Politika TEMA

Abuzimi me çmimin e drurëve, reagon ashpër Braçe: Mos u

Dimri po afron dhe në zonat malore ngrohja bëhet kryesisht me dru, por edhe për këtë është rritur çmimi. Për këtë ka reaguar deputeti socialist, Erion Braçe.

I revoltuar, në një postim në Facebook ai thotë se është grabitje e madhe që çmimi i druve të zjarrit të shkojë nga 3500 në 7000 mijë lekë metri.

Braçe shkruan:

Po cmimin e druve te zjarrit perse e rrisni?

Çfarë do thoni, është rritur çmimi i ushqimit për pemët?

Mos u bëni idiote!

Do thoni qe është rritur euro dhe dollari edhe me shume?

Mos u bëni qesharake!

Aaaaaa pooo, është rritur nafta për transport dhe benzina per sharra;

Këtë do thoni?

Po si nuk doli njeri tu bëjnë llogarine;

Sa nafte e sa benzine harxhoni qe nga 3500 leke e keni cuar çmimin e druve 7000 leke;

200%!!!!

Eshte GRABITJE E GRABITJET NDESHKOHEN!

4 Komente

  1. K
    Ka me keq

    En Belgique la facture d'énergie pour une famille moyenne pourrait être comprise entre 7 et 10.000 euros .... Ne belgjike faktura e energjise elektrike per nje familje te mesme do te jete nga 7 mije euro deri ne 10 mije

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marija

      Pyet Taulant Ballen sepse zonen malore te Librazhdit e deri ne Voskopoje, numri dy i Ps ka ekskluzivitetin per shitjen e drureve te zjarrit.Keshtu flitet ne Voskopoje.Nuk ka asnje motiv per te mos e besuar.Haram, haram me padurine tone....

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yea

        Z. Braçe, ne malin Cukal, ne malesite e Shkodres, pritet dru ne pyll çdo ditë ne menyre klandestine. Policia s’bën kontrolle se duket e korruptuar. Se policet janë familjare e rritur me kriminelet e pyllit!!! Them që per kete duhet të shqetesohesh, jo për klithma çmimesh!!

        Përgjigjjuni
        1. a
          astor

          do rriten edhe drute,je bo si lul basha dhe ti per matematike,sa kan shku cmimet apo se ke problem zotrote

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje