Iku nga grupi i PD pasi Berisha mori vulën, Alibeaj: S’mund të bëhem pjesë e berishizmit, nuk më përfaqëson

21 Qershor 2024, 19:30Politika TEMA
Iku nga grupi i PD pasi Berisha mori vulën, Alibeaj: S’mund të

Një ditë pasi mori vendimin për tu larguar nga grupi i Partisë Demokratike, pasi gjykata e Apelit i dha vulën Sali Berishës, në një intervistë për Report Tv, Enkelejd Alibeaj tha se nuk do të jetë pjesë e një grupi që e ka partinë private. Alibeaj tha për gazetarin Arbër Hitaj se tani Partia Demokratike është kthyer në partia berishiste dhe se kjo gjë nuk e përfaqëson.

"Vendim për të mos marrë pjesë në grupin e drejtuar nga Berisha. Nuk jam pjesë e një grupi që e ka partinë private, se çfarë ndodh më vonë mund të diskutohet.

Diferencimet me Berishën i kam që në 2012. Në 2012 kam qenë deputet i PD dhe kam pasur qëndrimet e mia, kam votuar kundër.

Situata e shëmtuara të sulmeve tek selia, shpifjeve llumit të hedhur dhe mbi të gjitha dallimet e mëdha qëndrimet politike karshi korrupsionin konceptit të non gratës, karshi distancimit që do të duhet që një parti do të mbaj ndaj korrupsionit, një parti politikë në këtë situatë ku është nuk mund të ketë si ofertë politike të shkuarën. Njerëz të provuar e stërprovuar se partia është e imja. Kjo është ndarja finale.

Demokratë të bën përqafimi i atyre vlerave që kjo parti pati vite më parë. Tani nuk ka asnjë nga këto vlera është vetëm partia berishistë. S’është partia që më përfaqëson mua. Kjo është më e ndershmja më e moralshmja. Unë në 2022, jam njeriu që kam bërë ankimin në atë kohë kundër vendimit të Zhukrit.

Një parti politike nuk mund të jetë partia e një individi në hall dhe nuk mund të lejojë që hallin e vet tua linte gjithë demokratëve"- tha Alibeaj.

6 Komente

  1. I
    Ik Alibej, sa nuk eshte vone fare, nga politika

    Alibej, bere nje hap pozitiv, dhe duhet ta vazhdosh duke lene mandatin e deputetit. Mos qendro si pjese e asaj opozite derdimene qe ka nivel dinjiteti ate te deputetit te perndjekur antiamerikan dhe anti BE me llagap Alizoti.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Ka dinjitet, ka karakter , ka parime .. jo zgjebe te kërmosura nga sali krimineli e te tjere qe i venë poshte dritares..!!

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Ky eshte i persekutuar, familje e Esat Toskes, maskara. Pse nuk shkon te bashkohet me Agron Shehaj, ai ka mbledhur te persekutuarit. Agroni mori 15% te votave ne kandidimin kunder Bashes ne 2021. Mendoj qe Agron Shehaj ka mbeshtetje ne PD.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni pe Kolkondasi

          Ti pilo Lala duhet të jesh një zgjebe e ish sigurimit të shtetit, nuk lë rast pa fyer dhe sulmuar shtresën antikomuniste. Se kush ishit ju, e tregoi mbushja e vaporëve me shqiptarët qi ikën nga sytë këmbët nga suksesi i "parajsës" suaj komuniste.

          Përgjigjjuni
        2. X
          XYZ

          Nuk ka asnje gje. Dielli perseri do te linde edhe pa ty ne PD e Berishes. Se keshtu i the edhe Berishes kur doje ta perzije nga PD.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tom

            Ky iku nga Berisha kur nuk kishte pushtet...minister I pelqente dhe drejtor I antikorrupsionit ne kryeministri ku nuk merrte vesh asgje e vetem kapardisej dhe deputet I pelqente....ik ore...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje