Ilir Meta mbyll Mbrojtjen: Pritet të nisë gjykimi për ish-presidentin

19 Shkurt 2026, 19:20Politika TEMA

Ilir Meta mbyll Mbrojtjen: Pritet të nisë gjykimi për

Ish-Presidenti Ilir Meta, ka përfunduar parashtrimet mbrojtëse, në seancën paraprake në ngarkim të tij, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë të pandehur në të njëjtën çështje.

Avokati I Metës, pas daljes nga Gjykata e Posacme, tregoj edhe qëndrimet që kanë mbajtur si kundërpërgjigje për akuzat e ngritura nga SPAK.

Ndërkohë vetë Ilir Meta, në nisje të mbrojtjes së tij, u është drejtuar togave të zeza me fjalët se I përket “2 Marsit”, duke kujtuar një protestë që ai zhvilloi më 1 mars të vitit 2020.

“Unë i përkas vetëm 2 marsit të Kushtetutës. Në këto seanca ka pasur një pamflet politik nga organi i akuzës, pa asnjë lloj arkitekture juridike dhe ligjore, por të bazuar vetëm mbi gënjeshtra dhe falsifikime.”

Më tej Meta, në sallën e gjyqit u ndal edhe tek mbajtja e tij në burg, pavarëisht se të tre shkallët e gjyqësorit I kanë rrëzuar kërkesat e tij të mëparshme për lirmin nga qelia.

“Paraburgimi nuk është përdorur si mjet hetimi, por vetëm si mjet persekutimi politik dhe njerëzor ndaj meje.”

Duke mohuar, akuzat e ngritura nga SPAK, Ilir Meta, kërkoi që të shpallen të pavlefshme, letërporositë e nisura nga SHBA për Lobimin e LSI, ndërsa kundërshtoi edhe akuzat për Cez Dia dhe hetimin pasuror.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pastrim parash e mosdeklarim pasurie, për cështjen e aferëz Cez DIA, Lobimin e LSI në SHBA, dhe Pastrimi të Parave.  Ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

1 Komente

  1. S
    Sass

    Pra Like hajduti rrezikon 50 vjet burg per krime dhe vjedhje qe ne cilin shtet te kerkosh do gjesh nje prone te vjedhur nga ky bandit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje